Politika 30 March 2025, 13:53 Nga VNA

Urimet për Fitër Bajramin/ Belind Këlliçi “harron” myslimanët, uron fronëzimin e Kryepeshkopit Johan

Ndaje në Whatsapp
Urimet për Fitër Bajramin/ Belind Këlliçi

Urimet për festën e Fitër Bajramit nga politikanët tashmë janë shndërruar në diçka rutinë, madje të bezdisshme, kur mendon që jemi në fushatë dhe çdo gjë përdoret në funksion të votave. Drejtuesit e shtetit, presidenti, kryetarja e parlamentit, kryeministri apo kryetari i opozitës, me radhë, kanë bërë urimet e përvitshme në forma të ndryshme, pa harruar të përdorin notat formale të fushatës për të marrë sa më shumë mbështetje.

Edhe Erion Veliaj, nga qelitë e paraburgimit, ka uruar për festën e Fitër Bajramit, ndërsa Belind Këlliçi nga PD duket nga të vetmit që nuk është kujtuar të bëjë një urim të tillë për besimtarët myslimanë. Në fakt, nuk do të kishte asgjë të çuditshme nëse nuk do të merrej me urime të tilla cliché për festa fetare, por një ditë më parë, në Facebook-un e tij, drejtuesi politik i Tiranës ka uruar Kryepeshkopin Johan në ditën e fronëzimit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Çka të çon të mendosh se, në rastin më të mirë, neglizhenca e ka bërë të harrojë t’i urojë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Video

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme