Politika 30 March 2025, 15:41 Nga VNA

Mediu takon strategun e Trump/ A do të sjellë kësaj rradhe LaCivita diçka madhështore për fushatën e PD-së?

Ndaje në Whatsapp
Mediu takon strategun e Trump/ A do të sjellë kësaj rradhe

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është takuar në rrugët e NY me Chris LaCivita, një nga strategët e fushatës së Donald Trump dhe drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në një foto me të është dhe Phil Griffin, një personazh i njohur në botën e televizionit dhe ish-president i MSNBC.

Në një postim në Facebook, Mediu njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, ekipi i LaCivita do të jetë i pranishëm në Shqipëri për të ndihmuar opozitën deri më 11 maj. Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Fatmir Mediu paralajmëron ardhjen e LaCivita-s në Tiranë për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa deri më tani, përveç emrit të madh, vetë fushata e PD-së nuk ka shfaqur ndonjë element madhështor, përveç sloganit për Shqipërinë Madhështore.

Të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët në vazhdim, ndërsa vetë Mediu, me këtë vizitë të gjatë në SHBA, ka shmangur edhe paraqitjen në gjyqin që po zhvillohet në Tiranë për çështjen e Gërdecit, ku ai është një nga të akuzuarit kryesorë.

Video

Nga duart në kokë te buzëqeshja vesh më vesh/ Kështu u mbyll nata e “Territoriales” në Kuvend

Një fërkim shpatullash dhe kalon edhe reforma

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme