Politika 30 March 2025, 17:03 Nga VNA

Rama në Athinë: Ata s’e donin reformën në drejtësi, bufi e sheh veten super sexy/ Vota për në BE

Ndaje në Whatsapp
Rama në Athinë: Ata s’e donin reformën në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë, ku theksoi progresin e Shqipërisë dhe rëndësinë e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh se vendi nuk është më në mëshirën e askujt dhe ka marrë në dorë fatin e tij.

“Sot Shqipëria është një vend që e ka në dorën e vet fatin e saj dhe nuk është në mëshirën e askujt,” tha Rama, duke shtuar se vendi ka dalë nga borxhet dhe ka rritur pagën mesatare.

Ai ndau një bisedë me një taksist shqiptar në Greqi, i cili i tha: “Kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë se grekët, sot jemi një shkallë larg tyre.”

Rama i ftoi emigrantët të rikthehen në atdhe, duke u shprehur se Shqipëria tashmë ofron më shumë mundësi: “Kush ka kurajon të kthehet sot, do të ketë më shumë se sa duke qëndruar këtu.”

Ai theksoi se vota e diasporës nuk i nevojitet mazhorancës thjesht për të qëndruar në pushtet, por për të përmbushur ëndrrën e integrimit në Bashkimin Europian. “Me votat tuaja duam të vrapojmë për të realizuar ëndrrën shekullore që të jemi pjesë e Europës,” u shpreh Rama.

Pas zgjedhjeve, kryeministri premtoi një festë falënderimi për emigrantët shqiptarë, duke nënvizuar se e ardhmja e Shqipërisë është në duart e qytetarëve të saj.

Rama nga Athina: “Bufit të kënetës i duket vetja super sexy” – Ironi për trashëgiminë e diktaturës Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me shqiptarët në Athinë, bëri një deklaratë me tone ironike për realitetin politik dhe historik të Shqipërisë. Duke përdorur figurën e bufit, ai theksoi ndryshimin mes simbolikës së këtij zogu në kulturën greke dhe asaj shqiptare. “Bufi kishte dalë një ditë e tha: ‘Jam krenar të jem buf sepse bufi ka qenë simbol i Athinasë dhe i Minervës, simbol bukurie dhe mençurie.’ Sepse i duket vetja i bukur. E dini ju sa superseksi është?”, tha Rama me ironi. Më tej, ai shtoi: “Nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf. Ky i joni rri e mbretëron në llum, që e kemi peshqesh nga diktatura komuniste.” Rama: “Ata dhe dashuria ime, Luli, nuk donin reformën në drejtësi – Ne jemi në një mision për Shqipërinë europiane” Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi, u shpreh me tone të forta për reformën në drejtësi dhe rolin e SPAK, duke akuzuar kundërshtarët politikë se nuk kanë qenë kurrë të interesuar për këtë proces. “Ata dhe dashuria ime, Luli, nuk donin reformën në drejtësi dhe as SPAK, madje kërcënuan se nuk do të hyjnë në zgjedhje. Shpresa e tyre e dëshpëruar sot është që SPAK të shkatërrojë PS dhe t’u vijë radha atyre,” tha Rama. Ai vijoi duke kritikuar ashpër opozitën dhe akuzoi disa prej figurave të saj se janë “vegla që të reja kanë vetëm moshën.” “Këta nuk kuptojnë që ne nuk jemi në një punë, por në një mision, për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane. Dhe për ta arritur këtë, barazia para ligjit është kusht,” u shpreh kryeministri. Rama theksoi se qeveria e tij ka qenë e vetëdijshme për pasojat e reformës në drejtësi edhe për njerëzit brenda Partisë Socialiste. “Mund të mos jemi shumë të mençur, por nuk na merr njeri për aq budallenj sa të mos dinim që duke i dorëzuar shpatën drejtësisë, nuk parashihnim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat e disave nga ne. E dinim dhe nuk jemi penduar. Jemi krenarë për këtë,” përfundoi ai.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme