Politika 31 March 2025, 13:24 Nga VNA

45 ditë para zgjedhjeve La Civita ende s’ka ardhur në Shqipëri, Berisha: E kam lënë surprizë

Ndaje në Whatsapp
45 ditë para zgjedhjeve La Civita ende s’ka ardhur në

Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet sot për ardhjen e strategjistit Chris La Civita. “Datën e ardhjes po e lë surprizë për ju – por ju siguroj që do të vijë,” tha kryetari demokrat, duke theksuar edhe një herë se çdo gjë, përfshirë pagesat për La Civitan, do të jetë transparente.

Më tej, Sali Berisha sqaroi se një person nga kompania e tij do të ketë një zyrë në Tiranë, ndërsa vetë Chris La Civita do të udhëtojë herë pas here drejt Shqipërisë. Më pak se 45 ditë para zgjedhjeve, duket e çuditshme që strategjisti kryesor i fushatës së PD-së ende nuk ka një zyrë dhe staf në Tiranë, ndërsa ai vetë ka qenë vetëm një herë në një konferencë për shtyp me Berishën dhe Mediun.

Video

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme