Politika 30 March 2025, 18:17 Nga VNA

“Ligji i luftës, një absurditet” – Rama: Do hapim një epokë të re me Greqinë

Ndaje në Whatsapp
“Ligji i luftës, një absurditet” – Rama: Do hapim

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar “absurd” ligjin e luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar se qeveritë e të dy vendeve do të punojnë për të forcuar partneritetin strategjik.

“Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet. Edhe kjo edhe çfarë ka çështje të mbetura ku është ngatërruar politika padrejtësisht dhe bufat kanë bërë rrëmuja dhe kanë futur gjithë dynjanë në sherr, ne do ja dalim dhe në bashkëpunim me miqtë e Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik,” u shpreh Rama.

Ai nuk i kurseu kritikat për opozitën, duke e akuzuar se ka ndërhyrë në këtë çështje dhe e ka komplikuar më shumë, në vend që ta rregullojë.

Video

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme