Politika 31 March 2025, 22:04 Nga VNA

Berisha akuzon Agron Shehajn për përçarje të opozitës/ I ofruam të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon Agron Shehajn për përçarje të

Sali Berisha ka komentuar vendimin e Agron Shehajt për të krijuar partinë e re “Mundësia”, duke e akuzuar atë për ndihmë indirekte ndaj Edi Ramës. Berisha tha se Shehajt i ishte ofruar të kandidonte për Bashkinë e Tiranës dhe të ishte drejtues politik i qarkut, por ai kishte kërkuar më shumë dhe zgjodhi të largohej.

“Iu ofrua të kandidonte për Bashkinë Tiranë. Nuk donte. Iu ofrua të ishte drejtues politik i Qarkut të Tiranës. Kërkonte më shumë. Do krijojë parti? Po mirë, krijoje. Por nëse në një moment kritik ndihmon Edi Ramën dhe dëmton opozitën, atëherë ke bërë një veprim të gabuar,” deklaroi Berisha.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen dhe të mos e shpërdorojnë votën e tyre. Berisha tha se ftesa Shehajt iu be kur kërkoi të largohej, por dhe pas krijimit të partisë për koalicion.

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme