Politika 31 March 2025, 15:17 Nga VNA

Vota e diasporës, platformë online për emigrantët 

Ndaje në Whatsapp
Vota e diasporës, platformë online për emigrantët 

Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton platformën elektronike, ku të gjithë zgjedhësit që votojnë nga jashtë vendit, të kenë mundësinë të paraqesin kërkesat e tyre, apo ankesat në rastet kur nuk gjejnë emrin në listë.  Shqyrtimin e kërkesave do ta bëjë Gjykata e Tiranës, brenda 48 orëve nga momenti i paraqitjes së saj. Me vendimin nr. 129, datë 06.03.2025, qeveria e gjyqësorit ka miratuar “platformën elektronike “Microsoft Exchange Server” për paraqitjen e kërkesave edhe online për zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Sipas këtij vendimi kërkesat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të vendit do të dërgohen në adresën zyrtare [email protected]. “Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, edhe nëpërmjet platformës elektronike “Microsoft Teams”, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve”, thuhet në vendimin e KLGJ.

Video

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme