Politika 31 March 2025, 19:30 Nga VNA

"Si ndryshoi Edi Rama mendim për Islamin?"

Ndaje në Whatsapp
"Si ndryshoi Edi Rama mendim për Islamin?"

Kandidatja e Partisë Socialiste, Edlira Durmishi, në studion e 'Off the Record' me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN ka folur për një fotografi të kryeministrit Edi Rama disa vite më parë, ku ai shfaqet teksa shkel në sixhaden e një besimtari mysliman teksa ky i fundit ishte duke u falur.

Duke dashur disi të justifikojë veprimin e kryeministrit, Durmishi ka thënë se Edi Rama ka ndryshuar qëndrim për Islamin dhe për këtë ajo citon edhe disa fjalë të tij.

"Fakti që ju treguat për një fotografi të Ramës duke shkelur mbi sixhaden e një besimtari që po falej... është dikur rreth 12 apo 15 vite më parë. Ajnshtajni thotë vetëm i çmenduri nuk ndryshon.

Është fakt, por është para 20 vitesh. Pas 20 vitesh është ky zotëria që thotë këtë zonjën që është besimtare praktikante unë e dua në listat e mia për zgjedhje.

Unë jam shumë e nderuar që jam në lista të hapura, sepse po të isha në lista të mbyllura do të lexohesha si militante.

Rama ka thënë 'unë kam qenë ai personi që kam pasur këtë idenë kaq negative për Islamin e myslimanët dhe e kam vjellë këtë gjë kur shkova në Kuvajt dhe pashë modelin e Islamit atje", tha Durmishi. Marrë nga A2 Televizion

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme