Politika 31 March 2025, 17:23 Nga VNA

KE mbështet planin e Italisë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
KE mbështet planin e Italisë për qendrat e emigrantëve

Komisioni Europian ka konfirmuar se është në dijeni të zhvillimeve mbi dekretin e ri për qendrat e emigrantëve në Shqipëri dhe është në kontakt me autoritetet italiane.

Zëdhënësi i KE për Punë të Brendshme dhe Migracion, Markus Lammert, deklaroi se legjislacioni italian do të zbatohet në këto qendra dhe se, në parim, kjo është në përputhje me ligjin evropian. Ai shtoi se KE do të vijojë monitorimin e protokollit në versionin e tij të ri.

Gjithashtu, ai theksoi gatishmërinë për të eksploruar zgjidhje inovative për kthimet, duke respektuar ligjin e BE-së dhe të drejtat themelore. Qeveria italiane ka miratuar dekretin për transformimin e qendrave në Shëngjin dhe Gjadër në qendra të ndalimit të riatdhesimit (CPR), ku do të dërgohen emigrantët që presin dëbimin.

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme