Politika 31 March 2025, 20:30 Nga VNA

Ristani nis fshesën në Bashkinë Tiranë, largon të besuarit e Veliaj

Ndaje në Whatsapp
Ristani nis fshesën në Bashkinë Tiranë, largon të

Anuela Ristani, kryetare në detyrë e Bashkisë së Tiranës, nis fshesën në institucion duke larguar të besuarit e Erion Veliajt dhe duke emeruar të parapëlqyerit e Edi Ramës.

Drejtor i Pergjithshëm i UKT, emërohet Skerdi Drenova. Ai ka qenë në krye të OST-së.

Zëvendës drejtor i përgjithshëm i UKT Kujtim Nanaj, i besuari i Elton Kacidhes dhe bashkëshortit të Anuela Ristanit.

Nanaj pretendoi të merrte drejtimin e UKT-së për shkak se mbështetej nga Ristani, por në momentin e fundit hyn në lojë Rama dhe dërgon Drenovën.

Drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së koordinimit dhe bashkërendimit Eldi Hoxha, aktualisht në hetim nga SPAK. Hoxha ka punuar në doganë.

Me këto emërime, kryeministri merr kontroll të plotë mbi Bashkinë Tiranë, në kohën kur Erion Veliaj mbahet në paraburgim për korrupsion e pastrim parash.

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme