Politika 31 March 2025, 22:57 Nga VNA

Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, ministrja Denaj nuk ka informacion për sasinë e hedhur në treg

Ndaje në Whatsapp
Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, ministrja Denaj nuk

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka folur publikisht për herë të parë pas skandalit me sasinë e madhe të mishit të pulës së evidentuar me salmonelë.

Në emisionin “Opinion”, Denaj tha se për këtë rast vijojnë hetimet dhe për personat përgjegjës do të merren masa ligjore. Por ministrja nuk tha një shifër të saktë të kilogramëve të mishit të pulës që tashmë është blerë në dyqane nga qytetarët, duke thënë se së pari duhet të bëhet një verifikim i plotë nga ana e institucioneve.

“Ky është një proces në hetim. Unë do të isha e kujdesshme të përmendja shifra pasi gjurmueshmëria ende vijon. Institucionet do të ta verifikojnë. Jemi duke e ndjekur rastin e duke marrë masat. Vlerësimi në gjykimin jo vetëm tonin, por të gjithë zinxhirit të ndjekjes dhe për këtë arsye ne e kemi referuar në Prokurorinë e Tiranës. Ne kemi ngritur një task-forcë dhe ndjek në zinxhir të gjithë bizneset. Ne jemi duke zbatuar protokollet për të çuar të gjithë ata në përgjegjësi ligjore”,-tha Denaj.

Ndërkohë, nuk gjendet asnjë gram nga 2.6 ton mish pule i kontaminuar me salmonelë që përfundoi në treg. Që prej datës 21 Mars kur ISUV konfirmoi praninë e bakterit në ngarkesën prej 7.8 ton fileto pule, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisi kontrolle në njësitë tregtare me qëllim bllokimin e produktit.

Sasia prej 7.8 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme