Politika 1 April 2025, 08:57 Nga VNA

Programi/ Rama i përgjigjet akuzave të PD-së: “Qesharake, u kopjua Kodi i Da Vinçit”

Ndaje në Whatsapp
Programi/ Rama i përgjigjet akuzave të PD-së: “Qesharake, u

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike se Partia Socialiste ka kopjuar programin elektoral të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.

Rama i cilësoi këto akuza si “gjënë më qesharake në botë”, duke thënë se “a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik”.

“Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëja më qesharake në botë a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, Kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o zot o zot”, deklaroi Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, një komentues e pyeti Ramën për largimin e disa të rinjve nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) drejt PS-së.

Rama mohoi se i ka “marrë” ata, duke theksuar se bëhet fjalë për një grup të rinjsh nga FRPD Vlora dhe një ish-zëvendëskryetare të forumit në nivel kombëtar, të cilët kanë zgjedhur ta mbështesin atë për arsye të tyre.

“Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv. kryetare e FRPD në shkallë kombëtare. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete”, tha Rama.

Rama ironizon PD-në dhe Berishën për negociatat me BE

Gjatë komunikimit të tij, Rama ironizoi edhe Partinë Demokratike dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke theksuar se Bashkimi Europian nuk i merr në konsideratë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë.

“Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapura me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë?”, u shpreh ai.

Rama komentoi edhe për angazhimin e këshilltarit amerikan LaCivita nga PD, duke sugjeruar se nuk mjafton një konsulent i paguar për të ndikuar te qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së ndaj Shqipërisë.

“Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën”, tha ai.

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme