Politika 1 April 2025, 11:48 Nga VNA

Berisha nga Durrësi: Rama çdo ditë e ka 1 prill, pensionet 400 euro në 2030 janë mashtrim

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga Durrësi: Rama çdo ditë e ka 1 prill, pensionet 400

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot në Durrës programin elektoral të “PD – Shqipëria Madhështore” për sektorin e fasonerisë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendas dhe lehtësimit të barrës fiskale për sipërmarrësit shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama për daljet e tij të shpeshta ‘live’ në rrjetet sociale, duke ironizuar se 1 prilli është dita e tij, por “problemi është se çdo ditë e ka 1 prill.”

Duke u ndalur te premtimi i Ramës për rritjen e pensioneve në 400 euro deri në vitin 2030, Berisha e cilësoi këtë si një tjetër mashtrim elektoral. “Po pse nuk e bëri për 12 vite? Tani që e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca, po shpik gënjeshtra të reja,” tha ai.

Kryedemokrati theksoi se fokusi kryesor i PD-së në këto zgjedhje do të jetë ekonomia, duke premtuar mbështetje për eksportet dhe luftë kundër informalitetit. “Këto zgjedhje janë për ekonominë. Ne kemi përcaktuar ‘Made in Albania’ si krenarinë kombëtare dhe do të bëjmë gjithçka për suksesin e sipërmarrësve shqiptarë,” u shpreh ai.

Në fund, Berisha akuzoi Ramën për manipulim të komunikimit me qytetarët, duke thënë se ai “i shpik vetë pyetjet dhe bën monologje, jo bashkëbisedime reale me qytetarët.”

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme