Politika 1 April 2025, 14:22 Nga VNA

Akuzat, Lapaj padit për shpifje Agron Shehajn

Ndaje në Whatsapp
Akuzat, Lapaj padit për shpifje Agron Shehajn

Adriatik Lapaj denoncon në Gjykatën e Posaçme për shpifje Agron Shehajn. Lapaj u shpreh se ka të paktën 8 raste të dokumentuara të shpifjes. Ai tha gjithashtu se Agron Shehaj e ka kërkuar këtë konflikt me këmbëngulje, pasi sipas Lapajt, ai nuk ka pasur interes të merrej me drejtuesit e partive të reja. “Unë i kam dhënë kohë zotit Shehaj prej një muaji, por edhe vetes, për të reflektuar, sepse nuk e kam dashur këtë konflikt, sepse ai që fërkon barkun në këtë konflikt është Edi Rama. Por Shehaj e kërkoi me qiri, duke pretenduar se paskemi gjëra për të fshehur dhe frikë. Unë nuk kam pasur frikë nga Edi Rama dhe Berisha, jo nga Agroni. Unë nuk kam dashur të krijojë një kurs konflikti mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjejë. Si t'a kërkojë, ashtu do e gjejë. Sot po dorëzoj si akuzues i dëmtuar padinë pranë Gjykatës së Posaçme dhe Shehaj duhet të vijë këtu të provojë pretendimet. Unë dhe asnjë familjar i imi nuk kemi asnjë metër tokë në Shqipëri. Ka pretenduar se unë kam përfaqësuar kompani të krimit të sekuestruara nga SPAK dhe unë kam marrë lekë nga këto kompani”, tha Lapaj.

Video

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme