Foto e ditës 21 Janar 2026, 16:22 Nga VNA

“Na shkatërruan jetën”: Princi Harry shpërthen në gjykatë dhe akuzon Daily Mail për ferrin e Meghan

Ndaje në Whatsapp
“Na shkatërruan jetën”: Princi Harry shpërthen

Prince Harry u përpoq të mbante lotët teksa dëshmoi të mërkurën në High Court, duke thënë se Daily Mail i kishte bërë jetën bashkëshortes së tij, Meghan Markle, “një mjerim absolut”. Dëshmia erdhi në kuadër të padisë për shkelje të privatësisë kundër botuesit të gazetës, Associated Newspapers.

Duka i Sussex-it, 41 vjeç, së bashku me gjashtë paditës të tjerë – mes tyre edhe këngëtari Elton John – akuzojnë Associated për shkelje të privatësisë nga fillimi i viteve 1990 deri në vitet 2010, përmes metodave të paligjshme si përgjime të postës zanore, vendosje pajisjesh përgjimi dhe sigurim informacioni me mashtrim.

Associated, që boton edhe Mail on Sunday, i ka quajtur akuzat “shpifje qesharake”, duke këmbëngulur se gazetarët e saj kanë pasur burime legjitime, përfshirë miq e të njohur të personazheve publikë. Gjatë marrjes në pyetje, avokati i Associated, Antony White, u përpoq të argumentonte se disa gazetarë ishin pjesë e rrethit shoqëror të Harry-t, pretendim që ai e mohoi kategorikisht.

“Ideja se rrethi im shoqëror ishte ‘i rrjedhshëm’ është e pavërtetë,” tha Harry, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë mik me gazetarët e përfshirë. I emocionuar, ai theksoi se gjithçka që kërkonin ishte “një ndjesë dhe përgjegjësi”, por se përballja ligjore vetëm sa e ka përkeqësuar situatën. “Ata e kanë bërë jetën e gruas sime një mjerim absolut,” tha ai, duke u mbytur nga emocionet.

Harry, djali më i vogël i King Charles III, ishte në vitin 2023 anëtari i parë i familjes mbretërore në 130 vite që dëshmoi në gjykatë kundër medias britanike. Rasti aktual përqendrohet në 14 artikuj që, sipas ekipit të tij ligjor, janë prodhuar përmes grumbullimit të paligjshëm të informacionit. Associated i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke insistuar se materialet janë siguruar në mënyrë të ligjshme.

Video

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Lamine Yamal ishte në qendër të festimeve të FC Barcelona pas fitimit të titullit në La Liga. Gjatë paradës me autobus të hapur, talenti 18-vjeçar valëviti një flamur palestinez, një gjest që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Po ashtu, Yamal u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”, duke shtuar rivalitetin sportiv me Real Madrid CF pas triumfit të Barcelonës në El Clasico. Me këtë sukses, Yamal ka arritur të fitojë tre tituj kampionë në La Liga në moshën 18-vjeçare, një rekord në historinë e Barcelonës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme