Ulrich Eichelmann, ekologjistë gjerman, ka vizituar së fundmi lumin Vjosa. Në një prej degëve të këtij lumi ekologjisti ka konstatuar ndotje të madhe nga industria përpunuese e hidrokarbureve.
Në një video të postuar në rrjetet e tij sociale, Eichelmann ngre alarmin për ndotjen në këtë lumë dhe akuzon qeverinë, e cila ndonëse e di gjendjen prej 7 vitesh nuk merr asnjë masë.
Pjesë nga denoncimi i ambientalisti dhe ekologjstit Reichelmann:
"10 centimetra minimumi baltë, më tej është edhe më shumë e thellë, por atje nuk shkoj sepse kanë frikë se nuk dal dot më.
Nuk ka më ujë, është vetëm karburant. Ka kafshë të ngordhura duhet u përpjekur të notojnë. Është shumë ngjitëse dhe e nxehtë.
Kafshë të ngordhura, përfshirë dhe një gjarpër, janë dëshmi e një katastrofe. Është një nga gjërat më të tmerrshme që kam parë ndonjëherë në një lumë.






















