Foto e ditës 2 Qershor 2025, 18:02 Nga VNA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nderon me medalje nënat e Srebrenicës

Ndaje në Whatsapp
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nderon me medalje nënat e

Në prag të 30-vjetorit të genocidit në Srebrenicë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me "Medaljen Presidenciale të Meritave" nënat e Srebrenicës, në shenjë respekti për guximin dhe qëndresën e tyre përballë një prej tragjedive më të mëdha të kohës.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e këtij nderimi duke shkruar: "Guximi i tyre i palëkundur përballë dhimbjes së paimagjinueshme të humbjes së më të dashurve të tyre, vendosmëria për ta shndërruar pikëllimin në shpresë dhe kujtimin në një kërkim të pandalur për drejtësi janë frymëzim për gjenerata të tëra."

Presidentja shtoi se ky akt është një kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviçit dhe një thirrje për drejtësi e mosharresë.

Kjo medalje përbën një vlerësim simbolik për rolin historik të grave dhe nënave të Srebrenicës në përpjekjen për të mbajtur të gjallë kujtimin e mbi 8,000 burrave dhe djemve të vrarë në korrik të vitit 1995.

Video

Në Foltore.. Aftësia e të folurit bukur duke mos thënë asgjë

“Trump për Hamasin: Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët. Ata kanë lindur me armë në duar, ndaj nuk është e lehtë ta bëjnë këtë. Por kjo është ajo për të cilën kanë rënë dakord. Duhet ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, do të—do të shkatërrohen shumë shpejt,"-deklaroi presidenti amerikan gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 qytetarëve të vrarë më 21 janar 2011, mbërrin në SPAK ku thotë se i ka kërkuar takim Alfred Shehut, prokurorit që po heton ngjarjet e dhunshme të 15 viteve më parë. SPAK po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. https://www.vna.al/kronika/mark-nika-ne-spak-kerkon-takim-me-prokurorin-qe-heton-21-janarin-i19130

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë ardhur sërish në Vlorë. Vajza dhe dhëndri i presidentit Donald Trump sapo kanë mbërritur në qytetin bregdetar dhe janë shoqëruar me forca të shumta policie.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme