Foto e ditës 24 Shkurt 2025, 16:29 Nga VNA

Shpërthim në konsullatën ruse në Francë

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim në konsullatën ruse në Francë

Një shpërthim, i shkaktuar nga dy shishe molotov, ka ndodhur brenda Konsullatës Ruse në Marsejë. Nuk raportohet për dëme ndaj personave. Konsulli i përgjithshëm rus në Marsejë, Stanislav Oranskiy, ka konfirmuar shpërthimin brenda konsullatës.

Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare, të cilat theksojnë se nuk ka viktima, ndërsa sipas mediave franceze, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar për agjencitë ruse se incidenti në Konsullatën Ruse në Marsejë ka "të gjitha tiparet e një sulmi terrorist" dhe i ka kërkuar autoriteteve franceze të hetojnë ngjarjen.

Në lagjen e Marsejës ku ndodhi incidenti gjenden selitë e disa konsullatave, përfshirë ato të Egjiptit, Tunizisë dhe Armenisë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve dhe policisë.

 

Video

Kërkojmë dhunë demokratike

Në Foltore.. Aftësia e të folurit bukur duke mos thënë asgjë

“Trump për Hamasin: Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët. Ata kanë lindur me armë në duar, ndaj nuk është e lehtë ta bëjnë këtë. Por kjo është ajo për të cilën kanë rënë dakord. Duhet ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, do të—do të shkatërrohen shumë shpejt,"-deklaroi presidenti amerikan gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 qytetarëve të vrarë më 21 janar 2011, mbërrin në SPAK ku thotë se i ka kërkuar takim Alfred Shehut, prokurorit që po heton ngjarjet e dhunshme të 15 viteve më parë. SPAK po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. https://www.vna.al/kronika/mark-nika-ne-spak-kerkon-takim-me-prokurorin-qe-heton-21-janarin-i19130

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme