Foto e ditës 12 Dhjetor 2024, 15:17 Nga VNA

Gjermania vlerson mjekët sirianë por jo refugjatët

Ndaje në Whatsapp
Gjermania vlerson mjekët sirianë por jo refugjatët

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, ka paralajmëruar se kthimi i refugjatëve sirianë mund të ketë pasoja serioze për sektorin shëndetësor të Gjermanisë.

“Reparte të tëra të sektorit shëndetësor do të zhdukeshin nëse të gjithë sirianët që punojnë këtu do të largoheshin nga vendi ynë tani” - tha Faeser pas një mbledhjeje të kabinetit në Berlin.

“Për ne është e rëndësishme që t’u ofrojmë sirianëve që janë këtu - ata që kanë një punë, që janë integruar, që nuk kanë precedentë penalë dhe fëmijët e të cilëve ndjekin shkollën - mundësinë për të qëndruar dhe për të kontribuar në ekonominë tonë” - shtoi ajo, disa ditë pasi rrëzimi i regjimit të al-Assad nxiti një debat në Gjermani mbi mundësinë e rikthimit të emigrantëve sirianë në vendin e tyre.

Komentet e Nancy Faeser u mbështetën nga Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, i cili tha se më shumë se 6000 mjekë sirianë janë të punësuar në Gjermani dhe janë “të pazëvendësueshëm” në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

? Reuters

Video

Një automjet është përmbysur në mes të rrugës në zonën e Ishull Lezhës, në hyrje të qytetit të Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, i cili ka ndodhur në një segment me kufizim shpejtësie. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të plagosur.

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ivanka Trump. Pas një darke dhe një bisede të shkurtër jashtë ambienteve nën masa të rrepta sigurie, Ivanka Trump u largua me automjet së bashku me Kryeministrin në drejtim të Orikumit.

Kërkojmë dhunë demokratike

Në Foltore.. Aftësia e të folurit bukur duke mos thënë asgjë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme