Kronika 12 May 2026, 15:20 Nga VNA

Nga institucioni që duhet të impononte autoritet moral te debatet me “Po je çmendur, moj?” — kriza e standardit në KLP

Ndaje në Whatsapp

Nga institucioni që duhet të impononte autoritet moral te debatet me

“Po je çmendur, moj!” — kjo nuk është një skenë nga ndonjë debat banal televiziv, por pjesë e komunikimit mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucioni që supozohet të garantojë standardin më të lartë etik dhe profesional në sistemin e drejtësisë.

Audioja e mbledhjes së 30 prillit nxjerr në pah një degradim shqetësues të komunikimit institucional mes anëtarëve të KLP-së. Debati shpërtheu mes kryetares Mirela Bogdani dhe anëtarit Sokol Stojani lidhur me rikthimin për shqyrtim të një vendimi të marrë më 2 prill për hapjen e vendeve vakante në Këshill.

“S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual”, dëgjohet të thotë Stojani, ndërsa tensioni përshkallëzohet shpejt:

“Po kush je ti, moj?”
“Po mbase jam çmendur unë.”
“Po je çmendur, moj, je çmendur.”

Në çdo vend normal, anëtarët e institucioneve që drejtojnë prokurorinë dhe reformën në drejtësi duhet të jenë modeli i vetëpërmbajtjes, etikës dhe kulturës institucionale. Por audioja e kësaj mbledhjeje krijon përshtypjen e një organi të përfshirë në konflikte personale dhe tensione që ngjajnë më shumë me sherre lagjeje sesa me diskutime të një institucioni kushtetues.

Ironia është se pikërisht këta njerëz kanë marrë përsipër të vlerësojnë integritetin, profesionalizmin dhe etikën e prokurorëve shqiptarë. Vetëm pak muaj më parë, ishin po këta anëtarë të KLP-së që intervistonin live kandidatët për drejtimin e SPAK-ut, në një proces që në vend të impononte seriozitet institucional, ekspozoi shpesh një nivel të ulët profesionalizmi, pyetje pa standard dhe një etikë komunikimi që u komentua gjerësisht edhe nga opinioni publik.

Por ky nuk është i vetmi episod që ka goditur besueshmërinë e institucionit. Vetëm pak kohë më parë, KLP u përfshi edhe në një tjetër skandal publik, pasi emisioni investigativ “Stop” denoncoi anëtarin Olger Eminaj se kishte dërguar foto të organit seksual dhe kishte zhvilluar biseda me përmbajtje erotike me një denoncuese, gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit.

Reagimi i KLP-së në atë kohë ishte burokratik dhe i ftohtë: institucioni deklaroi se çështja po verifikohej nga organet kompetente dhe se masat disiplinore i takonin Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Një reagim formal që nuk arriti të shuante perceptimin publik për një institucion që duket se po humbet gradualisht autoritetin moral që duhet të kishte.

Kur një institucion kushtetues prodhon njëra pas tjetrës skena banaliteti, konflikte personale dhe skandale etike, problemi nuk mbetet më individual. Ai kthehet në krizë standardi. Dhe kjo është ndoshta goditja më e rëndë për një organ që u krijua pikërisht për të garantuar standarde më të larta në drejtësinë shqiptare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme