Kronika 12 May 2026, 12:37 Nga VNA

“Perandori” kanabisi me shqiptarë në Britani, burgosen pesë persona pas zbulimit të laboratorëve me vlerë gati 4 milionë paund

Ndaje në Whatsapp

“Perandori” kanabisi me shqiptarë në Britani, burgosen

Pesë persona janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi policia zbuloi një rrjet të sofistikuar kriminal që prodhonte kanabis në shkallë industriale në rajonin e West Yorkshire, me një vlerë totale që arrinte afro 4 milionë paund.

Sipas policisë së West Yorkshire, grupi drejtohej nga 44-vjeçari Selman Hysa dhe operonte mes tetorit 2024 dhe prillit 2025 përmes disa laboratorëve të fshehtë të kanabisit në ambiente tregtare dhe banesa në Wakefield dhe Huddersfield.

Hetuesit zbuluan pesë ferma të ndryshme kanabisi gjatë një serie operacionesh të koordinuara. Laboratorët ndodheshin në Alverthorpe Road në Wakefield, Newgate House në Pontefract, Wakefield Commercial Park në Horbury, Beckbridge Industrial Estate në Normanton dhe në ish-godinën Moldgreen Top Club në Huddersfield.

Policia vlerësoi se vlera në treg e sasisë së kanabisit të sekuestruar arrinte në 3,933,135 paund.

Sipas hetimeve, pjesë e rrjetit ishin edhe nipërit e Selman Hysës, Armand Hysa dhe Klevis Hysa, si dhe Kosta Dumani e Admir Cerpja. Të pestë pranuan akuzën për komplot në prodhimin e kanabisit.

Selman Hysa pranoi gjithashtu akuza për pastrim parash, ndërsa Armand Hysa u shpall fajtor edhe për posedim kanabisi me qëllim shpërndarjeje, posedim kokaine dhe pastrim parash.

Në Gjykatën e Leeds Crown Court u dhanë këto dënime:

* Selman Hysa, 44 vjeç – 6 vite e 6 muaj burg
* Armand Hysa, 24 vjeç – 5 vite e 3 muaj burg
* Klevis Hysa, 29 vjeç – 4 vite e 6 muaj burg
* Kosta Dumani, 42 vjeç – 4 vite burg
* Admir Cerpja, 43 vjeç – 3 vite e 11 muaj burg

Ndërkohë, një i gjashtë, Klodian Bofja, 26 vjeç, u dënua me 16 muaj burg për prodhim kanabisi në lidhje me një nga laboratorët e zbuluar.

Detektivi Karl Heath e përshkroi hetimin si shumë kompleks dhe tha se policia kishte synuar drejtuesit e organizatës kriminale, jo vetëm personat që punonin brenda laboratorëve.

Autoritetet britanike paralajmëruan se fermat industriale të kanabisit përbëjnë rrezik serioz për komunitetet, për shkak të lidhjeve me pastrimin e parave, trafikun e drogës, dhunën dhe manipulimet e paligjshme të rrjetit elektrik që mund të shkaktojnë zjarre.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme