Kronika 12 May 2026, 15:03 Nga VNA

Banorët që preken ka projekti TID protestojnë sërish para bashkisë Durrës

Ndaje në Whatsapp

Banorët që preken ka projekti TID protestojnë sërish para

Përfaqësues të familjeve të prekura nga projekti TID janë rikthyer sërish paraditen e sotme përpara Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar sqarime dhe transparencë mbi vijimësinë e ndërhyrjeve të planifikuara në zonë.

Shkak për reagimin e tyre është bërë ndryshimi i fundit në projektin e restaurimit të objekteve të kultit, përfshirë një kishë katolike, të cilat fillimisht ishin klasifikuar për prishje. Ky ndryshim ka ngritur shqetësime te banorët, të cilët kërkojnë informacion të detajuar mbi fatin e banesave të tyre dhe mënyrën e zbatimit të projektit.

Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje, banorët i janë drejtuar autoriteteve vendore, duke theksuar nevojën për transparencë dhe duke paralajmëruar se do të vijojnë kundërshtimin ndaj çdo vendimi që parashikon prishjen e banesave ekzistuese.

Sipas tyre, projekti aktual shihet si një ndërhyrje që prek strukturën historike të zonës, duke u zëvendësuar me ndërtime të reja shumëkatëshe. Përfaqësuesit e banorëve kanë kërkuar një takim me kryebashkiaken e Durrësit, por deklarojnë se edhe këtë herë nuk janë pritur nga drejtuesit e bashkisë.

Ata shprehen se, sipas përvojës së tyre, është më e lehtë të sigurohet takim me përfaqësues ndërkombëtarë sesa me autoritetet vendore, ndërsa theksojnë se do të vijojnë rezistencën ndaj prishjeve të paralajmëruara.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Durrësit, nënkryetari Gentian Kallmi ka deklaruar se projekti TID është ende në proces shqyrtimi dhe se çdo rast do të verifikohet individualisht, si në aspektin e vlerësimit ashtu edhe të procedurave të ndjekura.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme