Kronika 11 May 2026, 14:53 Nga VNA

Disa deputetë të opozitës paraqiten në GJKKO në mbështetje të Ilir Metës

Ndaje në Whatsapp

Disa deputetë të opozitës paraqiten në GJKKO në

Në GJKKO u mbajt këtë të hënë seanca e radhës për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Ndryshe nga seanca e parë, këtë herë në ambientet e GJKKO-së ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës në mbështetje të kreut të PL-së.

Në seancë morën pjesë deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu, Bujar Leskaj, Edmond Haxhinasto dhe Tedi Blushi.

Vetë Meta nuk ishte i pranishëm në sallë, pasi kishte dërguar një deklaratë ku shprehej se nuk do të marrë pjesë në seancën për masën e sigurisë, por do të jetë prezent vetëm në gjyqin në themel.

Ish-presidenti u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi sërish ndryshimin e masës “arrest me burg”. Sipas tij, ndaj Metës mund të aplikoheshin masa më të lehta si “detyrim paraqitje”, “ndalim i daljes jashtë shtetit”, garanci pasurore apo edhe “arrest shtëpie”.

Megjithatë, GJKKO rrëzoi sërish kërkesën e Metës për lirimin nga qelia. Mësohet se ai kishte ofruar edhe një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh për ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

Ndërkohë, në GJKKO po zhvillohet edhe seanca në themel për dosjen në ngarkim të Metës dhe të pandehurve të tjerë. Avokati Kujtim Cakrani u shpreh para mediave se shpresonte në një vendim pozitiv për klientin e tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme