Kronika 12 May 2026, 15:18 Nga VNA

Veliaj tjetër letër KLP-së për emërimin e Ols Dados: Dekreti u shqyrtua nga nënkryetari, jo nga organi kolegjial

Ndaje në Whatsapp

Veliaj tjetër letër KLP-së për emërimin e Ols Dados:

Një përplasje institucionale është regjistruar mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në lidhje me procedurat e ndjekura për statusin e prokurorit Ols Dado.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar anëtarëve të KLP-së, Veliaj ngre pretendimin se kërkesa e tij për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado nuk është shqyrtuar nga institucioni si organ kolegjial, por vetëm nga nënkryetari i Këshillit, Erind Gërmenji.

Sipas dokumentit, gjatë shqyrtimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është konstatuar mungesa e një vendimmarrjeje kolegjiale të KLP-së për këtë çështje. Në të njëjtin kontekst, Veliaj thekson se shkresa nr. 413/3 prot., datë 11.03.2025, e firmosur nga Gërmenji, ku pretendohet se “KLP ka shqyrtuar kërkesën”, nuk pasqyron, sipas tij, realitetin procedural.

Në kërkesë argumentohet se trajtimi i çështjes është bërë në nivel individual nga nënkryetari i institucionit, dhe jo nga KLP si organ vendimmarrës kolegjial, ashtu siç parashikohet në legjislacionin përkatës.

Gjithashtu, referuar nenit 66 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, theksohet se kompetenca për vendimmarrje mbi statusin e magjistratëve i takon vetëm Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në këtë kuadër, Veliaj pretendon se shkresa e nënshkruar nga Gërmenji përbën një akt të pavlefshëm, për shkak të mungesës së një vendimi kolegjial.

Në kërkesë ngrihen gjithashtu dyshime edhe mbi përfaqësimin e KLP-së në procesin gjyqësor nga përfaqësuesja ligjore e institucionit, duke u pretenduar se ajo është paraqitur pa një mandat të miratuar nga organi kolegjial.

Në përmbyllje të kërkesës, kryebashkiaku i Tiranës u kërkon anëtarëve të KLP-së të sqarojnë nëse kanë qenë në dijeni që nënkryetari Erind Gërmenji ka trajtuar dhe vendosur personalisht mbi çështjen e përfundimit të statusit të magjistratit Ols Dado.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme