Kronika 12 May 2026, 14:17 Nga VNA

Akuzohet për korrupsion pasiv, SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj

Ndaje në Whatsapp

Akuzohet për korrupsion pasiv, SPAK kërkon 3 vite burg për

SPAK kërkoi dënimin me 3 vite burgim për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, për veprën penale të korrupsionit pasiv. Ish-zyrtarja  nuk do të shkojë në qelitë e paraburgimit, pasi prokurori Bledar Maksuti kërkoi që dënimi me burg të pezullohet dhe e pandehura të vendoset në shërbim prove për 4 vite.

Për biznesmenin Rrok Gega, u kërkua dënimi me 1 vit burg dhe më pas konvertimi në shërbim prove për dy vite. Edhe biznesmeni akuzohet për korrupsion. Sipas e akuzon ish-nënkryetaren e komanduar për një tender ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës, ku kryebashkiakja e komanduar, kishte interesa personale.

Prokuroria thotë se Islamaj ka ndërhyrë te ndërtuesi, që ura e cila nuk ishte e parashikuar në tender, të ndërtohej pranë shtëpisë së motrës së saj. Kallëzimi për rastin është bërë nga deputetë të PD-së. Seancën e radhës pritet shpallja e vendimit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme