Kronika 12 May 2026, 11:57 Nga VNA

Debate në procesin ndaj kryebashkiakut Kristian Shkreli. “Perlat” e dëshmitarit: Gjatë punës nuk duhet me pi

Ndaje në Whatsapp
Debate në procesin ndaj kryebashkiakut Kristian Shkreli.

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj Kristin Shkrelit, kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.
Gjatë seancës së të martës, u dëgjuan disa dëshmi dhe pati debate mes avokatëve të Shkrelit me SPAK.

Dëshmitari Anton Lumi

Dëshmitari Anton Lumi tha para gjykatës se nuk e njeh kryebashkiakun dhe tregoi detyrat e tij si elektricist për linjat elektrike në fshatrat e Shkodrës. Sipas tij, ky proces po bëhet qesharak sepse sipas saj kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë krim për sa kohë u ka ofruar mbështetje banorëve për nevojat e tyre, ndërsa investimi është kryer nga OSHEE.
SPAK bëri kundërshtim të dëshmisë së Lumit gjatë seancës.
“Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak”, deklaroi prokurori Dritan Prençi.

Dëshmitari Prek Kotaj

Prokuroria: A jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë. Në maj 2026 kanë qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?
Kotaj: Nuk e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im Jetmir Deda për të shtruar një kabllo, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte dhe vendalinj dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë.
Prokuroria: Ju çfarë pune do bënit?
Kotaj: Do shtrija kabllo.
Prokuroria: Çfarë problematikash kishte kjo linjë?
Kotaj: Nuk e di, nuk kam dijeni.
Avokatët: Kush ju urdhëroi juve të punoni për remont në fshatin Stajkë?
Kotaj: J. Deda.
Avokatët: Kjo është rutinë?
Dëshmitari: Po, po.
Avokatët: Kristjan Shkrelin a e njeh?
Dëshmitari: As e njoh, as kam folur me të.
Avokatët: Duke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli, unë s’kam pyetje tjetër për dëshmitarin.

Dëshmitari Kastriot Gavoci


Prokuroria: Dëshmitar, ku punoni?
Gavoci: Punoj pranë Bashkisë së Vaut të Dejës prej tetë vitesh, punoj si shofer.
Prokuroria: A mund të dëshmoni nëse keni punuar apo jo në një linjë elektrike të fshatit Stajkë, Vau i Dejës, qoftë hapje apo mbyllje gropash apo vendosje shtyllash?
Gavoci: Ndërmarrja jonë është vetëm për rrugë e kanale.
Prokuroria: A jeni në dijeni për linja elektrike?
Gavoci: Merr në telefon kryeplaku dhe thotë se është problem rruga. Unë jam banor i fshatit Stajkë dhe telat bien rrugës. Si fshat është zonë e madhe, është e hapur. Janë bërë rrugë, investime, nuk e di se kur janë bërë këto investime.
Prokuroria: Nëse ju orientoj me zgjedhjet e 11 majit, janë bërë para apo pas zgjedhjeve?
Gavoci: S’e mbaj mend, për Zotin.
Avokatët e Shkrelit: Cilat janë detyrat e tua?
Gavoci: Jam katunar dhe puna ime është të bëj kujdes, të punoj, mos me pi.
Avokatët: Mos me pi?
Gavoci: O zonjë, s’duhet me pi kur jam në punë.
Avokatët: A keni pasur probleme me energjinë elektrike?
Gavoci: Vazhdojmë të kemi probleme me energjinë elektrike, ik e eja, na thonë se do bëhet remont.
Avokatët: Po rruga?
Gavoci: Ata e kanë të shtruar, ua ka bërë firmë private, janë të kënaqur.

Gjatë seancës, SPAK kundërshtoi dëshminë në gjykatë të Gavocit, sepse ka dhënë një tjetër dëshmi gjatë hetimeve. Dëshmitari është shprehur se: “Më telefonoi drejtori im që të shkoja për shtyllat, pashë gropat e hapura dhe kujtoj se shtyllat vendoseshin me vinç dhe unë me fadromë bëja mbylljen e tyre”.

Pasi dëgjoi dëshmitë, GJKKO vendosi ta shtyjë procesin ndaj Shkrelit për në datë 19 maj.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme