Kronika 12 May 2026, 14:52 Nga VNA

Debate të ashpra në mbledhjen e KLP-së, Stojani-Bogdanit: Po je çmendur, moj, je çmendur

Ndaje në Whatsapp

Debate të ashpra në mbledhjen e KLP-së, Stojani-Bogdanit: Po je

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin në mbledhjen e zhvilluar me datë 30 prill.

Debati është zhvilluar mes kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani dhe anëtarit Sokol Stojani, por më pas janë përfshirë edhe anëtarë të tjerë.

Referuar mbledhjes rezulton se temë debati ka qenë vendimi i marrë në mbledhjen e datës 2 prill, që lidhet me hapjen e vendeve vakante në KLP, vendim për të cilin Bogdani kërkoi rikthimin për shqyrtim.

Stojani e kundërshtoi këtë propozim të kryetares së KLP.-së dhe pati debate të forta mes tyre.

Ai paralajmëroi anëtarët se do ti kallëzonte për shpërtdorim detyre, për zvarritjen e procesit, ndërsa deklaroi se ka dyshime serioze për formimin e Bogdanit dhe të disa anëtarëve të tjerë.

Debati:

Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.

Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.

Stojani: Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!

Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Stojani: Po kush je ti, moj?

Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.

Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme