Kronika 11 May 2026, 17:47 Nga VNA

Meta-Kryemadhi gjykim së bashku, gjykim të shkurtuar për ish-vjehrrën e ish-presidentit dhe dy të tjerë. Detajet e seancës maratonë

Ndaje në Whatsapp

Meta-Kryemadhi gjykim së bashku, gjykim të shkurtuar për

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të gjykohen së bashku me procedurë të zakonshme, ndërsa për tre të pandehurit e tjerë u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar në fund të një seance maratonë që nisi në paraditen e së hënës dhe përfundoi më shumë se 1 orë e gjysmë jashtë orarit zyrtar të punës.

Procesi nisi me kërkesën e Metës për zëvendësim të masës, që pas shumë debatesh mes palëve u rrëzua nga gjykata.

Gjykata e justifikoi masën me faktin se i pandehuri mund të dëmtojë provat duke intimiduar dëshmitarët, por për avokatin e Metës, Kujtim Cakrani, kjo nuk është gjë tjetër veçse spekulim.

Gjatë seancës, avokati Cakrani iu referua vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurisë. “Ilir Meta ka 19 muaj në paraburgim. Gjykimi në themel ende nuk ka filluar dhe nuk dihet kur do të përfundojë. Rreziku i intimidimit të dëshmitarëve mbetet spekulativ. Prokuroria thotë që do të prishë prova, por se cilat janë provat nuk i thotë. Prokuroria thotë që do të intimidojë dëshmitarët, por nuk thotë se cilët dëshmitarë do të intimidojë. Ne kërkojmë që ish-presidenti të ketë një masë më të butë”, tha Cakrani. Ai solli në sallën e gjyqit edhe lirimin nga “arresti shtëpiak” të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

“Ajo ishte edhe për ‘grup kriminal’ dhe Gjykata e Lartë e liroi nga ‘arresti shtëpiak’. Përse duhet të vazhdojë paraburgimi? Kanë ndryshuar të gjitha kushtet. Të reflektojë gjykata”, tha më tej Cakrani.

Prokurori Sotir Kllapi solli në vëmendje të gjykatës se “avokati nuk paraqiti asnjë provë se çfarë ka ndryshuar, por vetëm argumente të përgjithshme. Mbrojtja iu referua vendimit unifikues të 4 majit. Nëse nuk ka asnjë rrethanë që ka zbutur nevojat e sigurimit apo dyshimin e arsyeshëm, ne mendojmë se nuk ka asnjë rrethanë të ndryshuar. Veprimtaria kriminale për të cilën akuzohet i pandehuri Ilir Meta shtrihet nga 2009 deri në 2017 dhe për veprën e ‘deklarimit të rremë’ është akuzuar vetëm një herë. Një periudhë e gjatë kohore. Ne mendojmë se rrezikshmëria shoqërore është evidente. Në këto rrethana vendimi unifikues nuk sjell asgjë të re në këtë proces. Nuk ka zbutje të nevojave të sigurimit”, tha prokurori.

Kërkesa e Metës për zëvendësim mase u rrëzua, ndërsa u debatua lidhur me transmetimin live të procesit, që po ashtu u refuzua nga trupa gjykuese.

“Të lejohet transmetimi direkt. Çdo kërkesë që bëjmë e kërkojmë të arsyetuar, bashkë me atë që bëmë seancën e kaluar për kafazin”, tha Cakrani.

Gjatë seancës, deputeti Bujar Leskaj e pyeti: “President, si je? Je i fortë?”.

“Jam mirë, jam i fortë.” (nuk dëgjohet kur përshëndet Nokën dhe mbështetësit në sallë). Afrohet dhe thotë: “Akustika, akustika, xhami”, shprehet Meta.

Kjo ngjalli sërish debat lidhur me vendosjen e Ilir Metës në kafazin e xhamit, që sipas tyre është diskriminuese.

“Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin në këto salla të reja? Ja ku janë tenderat, presidenti në kafaz. A po talleni ju? S’jemi budallenj”, tha Cakrani. Deputeti demokrat Klevis Balliu nga salla tha se ka njerëz jashtë, rreth 200 veta.

“Ka njerëz jashtë që duan të ndjekin gjyqin dhe s’po i lënë”, tha Tedi Blushi. Gjykata iu tërhoqi vëmendjen duke iu thënë: “Ky nuk është miting”.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po gjykohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme