Politika 7 May 2026, 11:55 Nga VNA

EKSKLUZIVE/ Kush është prokurori i SPAK që shfaqet në videot e Ergys Agasit

Ndaje në Whatsapp
EKSKLUZIVE/ Kush është prokurori i SPAK që shfaqet në videot

Një prokuror i SPAK shfaqet në videot e Ergys Agasit, të shumëkërkuarit si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Burime të sigurta për VNA konfirmojnë se nga kamerat që Agasi kishte montuar në zyrën e tij, në zemër të Tiranës, shfaqet ndër të tjerë si vizitor edhe një prokuror antikorrupsion.

Bisedat mes prokurorit të posaçëm dhe Agasit mbahen top sekret, por grupi i hetimit tashmë ndodhet para dilemës: ta thërrasë apo jo në pyetje në kuadër të hetimit për aferën e AKSHI-t. Dhe kjo duket një procedurë e vështirë si profesionalisht, ashtu edhe për faktin që bëhet fjalë për një koleg që punon shumë afër me prokurorët që po hetojnë dosjen.

Më herët nga dosja hetimore kanë rrjedhur foto të shkëputura nga videot e Agasit, ku ai shfaqet teksa takohet me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, të cilët SPAK i dyshon të lidhur me grupin kriminal. Por pa dyshim përfshirja e një prokurori të SPAK është diçka që e çon dosjen në një tjetër nivel implikimi të shtetarëve të lartë dhe segmenteve të drejtësisë në një nga dosjet më të forta të 30 viteve të fundit.

Burimet konfirmojnë se në video ka edhe personazhe të tjerë të njohur, përfshirë edhe anëtarin e prokurorisë antikorrupsion, çka në fakt e kompromenton edhe më shumë situatën, por ngre edhe pikëpyetje mbi SPAK-un.

Afera e AKSHI-t është ndër rastet që tregon qartas kapjen e shtetit, sesi një grup kriminal vendoste për tenderat me vlera miliona euro të institucionit, që kalonin në kompanitë e Ermal Beqirit, po ashtu në arrati. Ndërsa urdhërohej rrëmbimi apo kërcënimi i rivalëve që të tërhiqeshin nga tenderat. Në këtë dosje deri tani ka të përfshira figura të rëndësishme të qeverisjes, krimit të organizuar tashmë dhe drejtësisë. Çka e bën atë një patate të nxehtë në duart e prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, që tashmë kanë në dorë të bindin publikun se kur bëhet fjalë për të vendosur drejtësinë, gjithçka duhet të nisë nga themeli, organi që heton këtë çështje.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme