Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, dy mundësit që përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024 janë ftuar sot nga Edi Rama në Kryeministri.
Sikurse shihet nga fotot e siguruara nga VNA, dy mundësit duhet fillimisht të kalojnë kontrollin fizik pastaj të hyjnë në godinë ku me gjasë i është rezervuar një pritje dhe disa foto për postimin e radhës së kryeministrit. Pas përdorimit të medaljeve të bronxta nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, tashmë është radha e kryeminsitrit të postojë dhe përdorë fotot me ta edhe pse ditë më pas se Erion Veliaj. Epo nuk thonë kot… me raste nxënësi i propagandës ja kalon dhe mësuesit.












