Sociale 12 May 2026, 13:50 Nga VNA

Revolucioni digjital ‘offline’, Diella fik e-Albanian për tre ditë

Ndaje në Whatsapp

Revolucioni digjital ‘offline’, Diella fik e-Albanian për tre

Që kur kanë nisur hetimet e SPAK për aferën e AKSHI-t, duket se as ministrja virtuale “Diella” nuk po gjen më qetësi. Kjo reflektohet çdo ditë tek shërbimet e e-Albania, ku qytetarët dhe bizneset prej muajsh përballen me vështirësi të vazhdueshme në aksesimin e platformës, e cila herë hapet e herë zhduketpër orë të tëra.

Problematikat duket se nuk do të ndalen as në ditët në vijim, ndërsa këtë herë e-Albania ka zgjedhur të paralajmërojë paraprakisht qytetarët për bllokimin e sistemit. Sipas njoftimit zyrtar, portali do të jetë jashtë funksionit nga data 15 maj ora 22:00 deri më 18 maj në orën 08:00, me arsyetimin e “përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe optimizimit teknik”. Një formulë tashmë e njohur për qytetarët, të cilët prej muajsh ankohen se platforma mezi hapet edhe në ditët kur teorikisht duhet të funksionojë normalisht.

Praktikisht, për gati tre ditë qytetarët nuk do të mund të marrin as dokumentet më bazike, si certifikatat personale apo familjare. Mosfunksionimi i sistemit paralizon zinxhir një sërë shërbimesh të tjera, aplikimet për rimbursime, dokumentet e kadastrës, kartat e shëndetit, verifikimet e sigurimeve apo shërbime të tjera administrative.

Ironia qëndron tek fakti se, ndërsa qeveria flet për prokurime me Inteligjencë Artificiale dhe modernizim total të administratës, qytetarët ende e kanë të vështirë për të shkarkuar një certifikatë. Në shumë raste, sistemi ngjan më shumë me një “lotari digjitale”, sot punon, nesër jo.

Problematikat nuk prekin vetëm qytetarët. Edhe bizneset ankohen prej kohësh për mosfunksionimin e platformës “SelfCare”, e përdorur për fiskalizimin dhe rakordimin e faturave. Sipërmarrësit thonë se janë detyruar të bëjnë “roje” para kompjuterit, duke pritur momentin kur sistemi vendos të rikthehet në funksion.

E gjithë kjo ndodh në një kohë kur fondet për e-qeverisjen kanë arritur nivele rekord. Vetëm në vitin 2025 financimi për këtë sektor u trefishua, duke shkuar në mbi 20 miliardë lekë, ndërsa në katër vitet e fundit shpenzimet totale për digjitalizimin kapin afro gjysmë miliardi euro. Megjithatë, për qytetarët pyetja mbetet e njëjtë, ku kanë përfunduar gjithë këto para, kur sistemi bie edhe për një certifikatë të thjeshtë?

Ndërsa SPAK vijon hetimet për fondet e AKSHI, qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të luten që serverat të kenë humor të mirë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme