Foto e ditës 25 Janar 2025, 21:28 Nga VNA

Princ Leka drejt martesës me partneren e re. Dasma në ceremoni private

Ndaje në Whatsapp
Princ Leka drejt martesës me partneren e re. Dasma në ceremoni private

Vetëm pak ditë më parë, Princ Leka është dënuar nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia. Vendimi erdhi gati 1 vit më pas se pamjet e sherrit në atë që quhet Pallati Mbretëror të bëheshin publike. Por duket se vetë trashëgimtari i kurorës, nuk është shqetësuar aspak nga këto lajme. Madje jo vetëm kaq, por ai tashmë ka vijuar me angazhimet publike, ku tashmë, rolin e shoqërueses së tij e ka marrë partnerja e re, Blerta Celibashi. Burime pranë çiftit, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ish-bashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre.

Ndryshe nga martesa e parë, me Elian, që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë. Miqtë e dyshes bëjnë me dije se si Leka ashtu edhe Blerta janë shumë diskret për të folur për dasmën e tyre, ndonëse rrethi i ngushtë është njohur tashmë me detajet e para. Prej disa muajsh, dyshja është duke bashkëjetuar dhe pranë kësaj marrëdhënie është edhe Geraldina, në kohën që ajo shpenzon me babain e saj. Tashmë hapi i radhës pritet që të jetë edhe celebrimi i çiftit, duke përmbyllur kështu me kurorëzim, një histori dashurie gati 2 vjeçare. Historia që disa muaj më parë jetohej në fshehtësi të plotë, tashmë është bërë më se publike dhe Leka shoqërohet kudo nga Blerta, madje edhe në eventet publike ku është i ftuar. Princi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto krah Blertës nga Lushnja, ku ata kanë marrë pjesë në një ceremoni në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Në një nga fotot e publikuara nga vetë Leka, fotografja shihet teksa e shoqëron partnerin e saj në takimet me qytetarë e pjesëmarrës në këtë event, duke i mbajtur çadrën për shkak të reshjeve të shiut. Në të njëjtën ditë që u publikuar fotot, gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove. Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale. Ndërsa u vendos pafajësia për Elia Zaharinë për akuzën e dhunës në familje, pasi fakti nuk përbën vepër penale./ SOT

Lexo gjithashtu

Video

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme