Foto e ditës 26 Shkurt 2025, 15:29 Nga VNA

SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerë të 5 milionë dollarëve

Ndaje në Whatsapp
SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se planifikon shitjen e lejeve të ‘arta’ të qëndrimit për pesë milionë dollarë, dhe se oligarkët rusë nuk do të përjashtohen nga skema.

Trump e ka prezantuar programin në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se blerja e këtij dokumenti do të nisë brenda dy javësh.

“Kemi leje të gjelbër [green card], kjo është e artë. Do t’ia vendosim çmim rreth 5 milionë dollarë”, ka thënë Trump.

"Të hyrat nga shitjet do të përdoren për të ulur deficitin", ka thënë Trump.

Programi do të jetë për “njerëzit e pasur” që mund të hapin vende pune, ka thënë presidenti.

“Për njerëzit e pasur dhe të suksesshëm, ata që do të shpenzojnë shumë para dhe do të paguajnë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz, dhe mendoj që do të jemi jashtëzakonisht të suksesshëm”, ka thënë Trump.

Personat që do të aplikojnë për këtë lloj të lejes së qëndrimit, do të analizohen në hollësi. “I di disa oligarkë rusë që janë njerëz të mirë.

Është e mundshme”, ka thënë Trump. “Ata nuk janë të pasur siç kanë qenë dikur, por mendoj që mund t’i përballojnë pesë milionë dollarë”.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, u ka thënë gazetarëve se “Viza e artë Trump” do të zëvendësojë programin e imigrimit EB-5, i cili është krijuar nga Kongresi më 1990 për të gjeneruar investime të huaja.

Vizat EB-5 janë të disponueshme për personat që shpenzojnë rreth 1 milion dollarë në një kompani në SHBA dhe që punësojnë të paktën 10 persona.

Lutnick ka thënë se viza e re do të rrisë çmimin në 5 milionë dhe do të shmangë mashtrimin e bërë me programin EB-5.

Një hulumtim i publikuar nga Kongresi më 2023, pati treguar se shumë vëzhgues kanë shqetësime për mashtrimet e kryera me programin EB-5.

Ata kanë thënë se lëshimet bëhen kur aplikuesit nuk raportojnë si duhet të ardhurat, identitetin, apo nuk arrijnë të bëjnë investime.

Më shumë se gjysma e vizave EB-5 më 2022 u janë ndarë shtetasve të Kinës.

Trump ka vlerësuar se SHBA-ja do të mund të shesë rreth një milion viza të arta./REL

Video

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme