Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Fierit dhe shpalli të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani. Luiz Ejlli ishte shpallur fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Gjykata e Fierit.






















