Foto e ditës 4 Qershor 2025, 16:15 Nga VNA

Të shtunën protestë te ish burgu i Spaçit, aktivistët: Po bëhen punime për të fshirë historinë 

Ndaje në Whatsapp
Të shtunën protestë te ish burgu i Spaçit,

Të shtunën, në ambientet e ish-Burgut të Spaçit, do të zhvillohet një protestë publike kundër ndërhyrjeve dhe punimeve që po kryhen aktualisht në këtë vend simbol të qëndresës dhe vuajtjes në diktaturë.

Organizatorët paralajmërojnë se ndërhyrjet po rrezikojnë të fshijnë një herë e mirë kujtesën historike të Spaçit, përmes materialeve dhe ndërtimeve të papërshtatshme që po deformojnë realitetin e asaj që përfaqëson ky vend.

Protesta është thirrur nga aktivistë, profesionistë të fushave të trashëgimisë, ish-të burgosur politikë, gazetarë dhe qytetarë të shqetësuar, të cilët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve dhe hapjen e një debati të hapur me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara.

"Punimet që po kryhen nuk kanë transparencë, as respekt për historinë. Ato janë një formë e re e zhbërjes së kujtesës kolektive," – thuhet në thirrjen e organizatorëve. Materialet e përdorura nuk reflektojnë realitetin e strukturës origjinale të burgut, dhe për pasojë, po rrezikojnë të shndërrojnë Spaçin në një fasadë të rreme.

Ky reagim vjen si pjesë e një valë më të gjerë mobilizimi kundër projekteve që, sipas kritikëve, po synojnë më shumë fshehjen e së kaluarës sesa ruajtjen e saj.

Video

Kërkojmë dhunë demokratike

Në Foltore.. Aftësia e të folurit bukur duke mos thënë asgjë

“Trump për Hamasin: Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët. Ata kanë lindur me armë në duar, ndaj nuk është e lehtë ta bëjnë këtë. Por kjo është ajo për të cilën kanë rënë dakord. Duhet ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, do të—do të shkatërrohen shumë shpejt,"-deklaroi presidenti amerikan gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 qytetarëve të vrarë më 21 janar 2011, mbërrin në SPAK ku thotë se i ka kërkuar takim Alfred Shehut, prokurorit që po heton ngjarjet e dhunshme të 15 viteve më parë. SPAK po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. https://www.vna.al/kronika/mark-nika-ne-spak-kerkon-takim-me-prokurorin-qe-heton-21-janarin-i19130

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme