Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Shqipëri duke zhvilluar një vizitë turistike në bregdetin e Vlorës.
Një nga ndalesat kryesore të vizitës ka qenë ishulli i Sazanit, një zonë me bukuri natyrore të rrallë dhe vlera historike. Burime jozyrtare bëjnë me dije se aty është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz me pesë yje, projekt që mund të tërheqë investitorë të profilit të lartë ndërkombëtar.
Çifti ka vizituar gjithashtu zonën piktoreske të Zvernecit, e cila përveç manastirit historik dhe peizazhit unik, po shihet gjithnjë e më shumë si një pikë kyçe për zhvillimin e turizmit elitar në bregdetin jugor shqiptar.
Vizita e tyre është përmbyllur me një darkë private në zonën Lungomare 2, në një restorant të përzgjedhur, ku janë marrë masa të rrepta për ruajtjen e privatësisë. Pjesëmarrës kanë qenë vetëm disa persona të afërt me çiftin dhe përfaqësues lokalë të biznesit.






















