Sociale 12 May 2026, 13:02 Nga VNA

Alarmi demografik: Në tre muajt e parë të vitit u shënuan më shumë vdekje sasa lindje, njësoj si në pandemi

Ndaje në Whatsapp

Alarmi demografik: Në tre muajt e parë të vitit u shënuan

Në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit 2026 kishte më shumë vdekje sesa lindje, sipas të dhënave që u publikuan nga INSTAT.

Kjo ka bërë që shtesa natyrore të rikthehet në negative, njëlloj si në kohën e pandemisë, kur për herë të parë në vend treguesi ishte me minus për shkak të humbjeve të larta të jetës si rrjedhojë e pandemisë.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi negative me 368 vdekje më shumë se lindje. Përgjithësisht, gjatë viteve të fundit në tremujiorin e parë shtesa natyrore është negative, për shkak të vdekjeve më të larta gjatë periudhës së dimrit.

Gjatë tremujorit të parë lindën 5.146 foshnje dhe u regjistruan 5.514 vdekje.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, lindjet shënuan rritje me 1,0 %, ndërsa vdekjet shënuan rënie me 7,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Qarku me më shumë lindje në tremujorin e parë ishte Tirana, më 2.438, ndërsa më më pak lindje Gjirokastër (59).

Krahasuar me T1/2025 rezulton: rritje në 6 qarqe; 1 qark pa ndryshim; rënie në 5 qarqe.

Rritja më e madhe e lindjeve ishte në Berat (+ 14,5 %) dhe rënia më e madhe në Gjirokastër (- 23,4 %).

Po sipas INSTAT, Gjatë vitit 2025, vendi shënoi shtesë natyrore pozitive prej me 1.147 lindje më shumë se vdekje, por në rënie krahasuar me vitin 2024. Gjatë vitit 2025 lindën 22.541 foshnje dhe u regjistruan 21.394 vdekje.

Teksa emigracioni vijon të jetë i lartë dhe vendi nuk ka një shtesë natyrore, Shqipëria pritet të përballet me një tkurrje të lartë të popullsisë në të ardhmen, me efekte të mëdha në ekonomi, që nga tregu i punës deri te skema e pensioneve dhe e kujdesit social për të moshuarit.

Së fundmi, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në raportin “World Migration Report 2026” paralajmëroi se Shqipëria është ndër vendet europiane ku emigracioni mund të ndikojë më tej në rënien e popullsisë, për shkak të largimit të personave në moshë riprodhuese.

“Në vende si Shqipëria, Lituania, Republika e Moldavisë dhe Bosnja e Hercegovina, ku normat e fertilitetit janë tashmë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë, emigracioni i personave në moshë riprodhuese mund të kontribuojë në një rënie të mëtejshme të popullsisë, për shkak të numrit të lindjeve që humbasin pas largimit jashtë vendit”, thuhet në raport./Monitor.al/

Alarmi demografik: Në tre muajt e parë të vitit u shënuan 

Alarmi demografik: Në tre muajt e parë të vitit u shënuan

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme