Politika 12 Maj 2026, 13:40 Nga VNA

13 mijë pensionistë vazhdojnë punën, deputeti Cara firmos projektligjin: Të mos paguajnë më kontributet shoqërore....

Ndaje në Whatsapp

13 mijë pensionistë vazhdojnë punën, deputeti Cara firmos

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend një nismë ligjore që synon të lehtësojë barrën financiare për pensionistët që zgjedhin të qëndrojnë aktivë në tregun e punës. Projektligji i siguruara nga VNA, propozon përjashtimin e përkohshëm të kësaj kategorie nga detyrimi për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore në degën e pensioneve.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, llogaritet se në Shqipëri janë aktualisht rreth 13,000 pensionistë që vazhdojnë të jenë aktivë në procese pune.

Nisma argumenton se legjislacioni aktual krijon një "efekt dekurajues" duke i detyruar ata të paguajnë kontribute ndërkohë që tashmë e kanë fituar të drejtën e pensionit.

"Ky projektligj synon të adresojë një problematikë të qartë në praktikën ekonomike dhe sociale: dekurajimin e pensionistëve për të vijuar aktivitetin ekonomik për shkak të barrës së dyfishtë të kontributive" – thuhet në relacionin e dorëzuar në Kuvend.

Kush përfiton?
Propozimi i deputetit Cara parashikon shtimin e një neni në ligjin ekzistues të sigurimeve shoqërore. Përfituesit e këtij përjashtimi do të jenë:

Pensionistët e punësuar në sektorin privat apo publik.

Pensionistët e vetëpunësuar, përfshirë tregtarët, profesionistët e licencuar dhe zejtarët.

Përjashtimi nga kontributet do të ketë një karakter të përkohshëm prej 4 vitesh. Relacioni sqaron se kjo periudhë pa kontribute nuk do të njihet si periudhë sigurimi për efekt rillogaritjeje apo shtesash mbi pensionin ekzistues, duke ruajtur kështu "integritetin e skemës".

Një nga shtyllat kryesore të këtij propozimi të opozitës është formalizimi i ekonomisë. Duke hequr barrën e kontributeve, synohet që kjo kategori të deklarojë aktivitetin e saj dhe të mos operojë në "të zezë".

Sipas dokumentit, ndikimi në buxhetin e shtetit vlerësohet të jetë neutral ose pozitiv në afatmesëm. Edhe pse mund të ketë një rënie të lehtë të të ardhurave direkte nga sigurimet, kjo pritet të kompensohet nga "rritja e të ardhurave tatimore indirekte" dhe rritja e konsumit të deklaruar nga kjo kategori.

Projektligji tashmë ka kaluar për procedurë parlamentare dhe pritet të shqyrtohet në komisionet përkatëse, ku opozita kërkon që ky propozim të shihet si "prioritet i Kuvendit pa dallime partiake".

Megjithëkëtë, deri tani PS, nuk ka votuar asnjë nismë që vjen nga opozita edhe kur i ka parë të dobishme. Mazhoranca i ka rrëzuar në parim dhe muaj më pas, është rikther me të njëjtën iniciativë po me firmë socialiste.

 

Video

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Lamine Yamal ishte në qendër të festimeve të FC Barcelona pas fitimit të titullit në La Liga. Gjatë paradës me autobus të hapur, talenti 18-vjeçar valëviti një flamur palestinez, një gjest që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Po ashtu, Yamal u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”, duke shtuar rivalitetin sportiv me Real Madrid CF pas triumfit të Barcelonës në El Clasico. Me këtë sukses, Yamal ka arritur të fitojë tre tituj kampionë në La Liga në moshën 18-vjeçare, një rekord në historinë e Barcelonës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme