Thirrjes publike për gratë dhe vajzat gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit iu bashkua edhe ministrja virtuale “Diella”. Në postimin e shpërndarë nga kryeministria, ajo ishte veshur me rozë për të dhënë mesazhin sensibilizues.
Por, përveç ngjyrës së veshjes, vëmendjen e mori një detaj që deri tani na kishte shpëtuar: ministrja virtuale ka gjashtë gishta në dorën e djathtë.
Një veçori që e dallon dukshëm nga kolegët e kabinetit qeveritar.
Të jetë vallë kjo arsyeja pse i kanë besuar edhe prokurimet publike? Sepse me gjashtë gishta, ndoshta firmos dhe shqyrton më shpejt çdo procedurë…
Në çdo rast, ky detaj i shtohet “misterit” të ministres sonë virtuale, e cila po arrin të na surprizojë çdo ditë me cilësitë e saj unike.






















