Foto e ditës 26 Gusht 2025, 13:56 Nga VNA

Letra e fundit e fotografes së AP e Mariam Abu Dagga për djalin e saj: Një amanet dashurie dhe dhimbje nga Gaza

Ndaje në Whatsapp
Letra e fundit e fotografes së AP e Mariam Abu Dagga për djalin e saj:

Para se të vritej, Mariam Abu Dagga, fotografe dhe gazetare vizuale e pavarur nga Gaza, la pas një letër drejtuar djalit të saj, Ghaith, të mbushur me fjalë dashurie, besimi dhe shprese për të ardhmen e tij.

“Nëse këto fjalë të arrijnë, do të thotë se Izraeli arriti të më vrasë.”

“Ghaith, ti je zemra dhe shpirti i nënës tënde. Dua që të lutesh për mua dhe të mos qash për mua, që të mbetem e lumtur. Dua që të ma mbash kokën lart, të punosh shumë, të dallohesh dhe të jesh i zoti. Dua të bëhesh i suksesshëm, i dashuri im.”

Në letrën e saj prekëse, Mariam i kujtoi djalit se gjithmonë kishte bërë gjithçka vetëm për ta bërë atë të lumtur, për t’i siguruar rehati dhe dashuri. Dhe la një amanet të veçantë:

“Kur të rritesh, të martohesh e të kesh një vajzë, vëre emrin Mariam pas meje.”

Letra përfundonte me lutjen e fundit të një nëne:

“Ti je dashuria ime, zemra ime, mbështetja ime, shpirti im, dhe djali im për të cilin jam krenare. Do të jem gjithmonë e lumtur duke dëgjuar për emrin tënd të mirë. Një amanet që ta lë, Ghaith: lutja jote, pastaj lutja jote, pastaj lutja jote, biri im i dashur.”

Kush ishte Mariam Abu Dagga

Mariam Abu Dagga ishte fotografe dhe gazetare vizuale e pavarur, që punonte për agjenci ndërkombëtare si Associated Press dhe Independent Arabia. Ajo dokumentonte jetën e përditshme dhe tragjedinë e popullit të Gazës përmes objektivit të saj.

Më 25 gusht 2025, ajo u vra nga një sulm ajror izraelit ndërsa përpiqej të pasqyronte situatën dramatike në spitalin Nasser në Khan Younis. Ajo e mbajti kamerën me vete deri në fund, duke e kthyer profesionin në mision personal për të dëshmuar të vërtetën.

Testamentet e frikës

Historia e saj është bërë simbol i një realiteti të përditshëm në Gaza, ku shumë njerëz po shkruajnë testamentet dhe letrat e tyre lamtumirëse jo nga pleqëria apo sëmundja, por nga frika se nuk do të jetojnë ditën e nesërme.

Prindërit shkruajnë mesazhe për fëmijët, fëmijët lënë fjalë të fundit për shokët, dhe familjet lënë amanete për botën – nga frika se një sulm ajror mund të shuajë gjithçka pa paralajmërim.

Është një ritual i dhimbshëm që askush nuk duhet ta përjetojë. Për njerëzit e Gazës, këto letra janë një mënyrë për të siguruar që zërat e tyre të mos heshten kurrë, edhe kur jeta u merret dhunshëm. Ato janë të mbushura me dashuri, këshilla dhe amanete, fjalë që shpresojnë të mbeten gjallë përtej shkatërrimit që i rrethon.

Video

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Lamine Yamal ishte në qendër të festimeve të FC Barcelona pas fitimit të titullit në La Liga. Gjatë paradës me autobus të hapur, talenti 18-vjeçar valëviti një flamur palestinez, një gjest që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Po ashtu, Yamal u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”, duke shtuar rivalitetin sportiv me Real Madrid CF pas triumfit të Barcelonës në El Clasico. Me këtë sukses, Yamal ka arritur të fitojë tre tituj kampionë në La Liga në moshën 18-vjeçare, një rekord në historinë e Barcelonës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme