Politika 21 January 2026, 17:36 Nga VNA

Miratohet me ndryshime të vogla drafti i ligjeve të reformës në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Miratohet me ndryshime të vogla drafti i ligjeve të reformës

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën me disa ndryshime propozimet e deputetit socialist, Olsi Komici për dy nga ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi ku parashikohej dhe një dispozitë kalimtare për emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe prokurorive, e kontestuar nga Shoqata e Gjyqtarëve.

Sipas variantit të miratuar nga komisioni në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, me anë të kësaj dispozite kalimtare emërohen në detyrë kryetarët e komanduar të gjykatave apo prokurorive për një periudhë tranzitore nga hyrja në fuqi e ligjit dhe derisa të zgjidhen kryetarët e rinj, por jo më vonë se dhjetoro 2027.

Në draftin fillestar propozimi parashikonte qëndrimin në detyrë deri më 31 dhjetor 2028.

Ky propozim u kundërshtua publikisht nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, si tentativa antikushtetuese që cënojnë standardet e shtetit të së drejtës, “uzurpojnë” kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe cënojnë pavarësisë e pushtetit gjyqësor.

Sipas shoqatës, nisma ligjore nuk merr në konsideratë faktin që KLGJ ka miratuar aktin normativ përkatës lidhur me procedurën e zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, akt i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar 2026 dhe që i paraprin hapjes së garës për postet e kryetarëve në këto gjykata.

Komisioni reflektoi edhe ndryshime në draft-propozimet në ligjin “për organet drejtuesve të drejtësisë”, ku terminologjia e përdorur mbi kritetet e përzgjedhjes së kandidatëve në këshillat që lidhej me integritetin moral e profesional është zëvendësuar me kritere të qarta si; të mos kenë masë disiplinore në fuqi, të mos jenë shkarkuar më parë nga detyra si rezultat i një mase disiplinore, në rastin e ish-magjistratëve të kenë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve ose të mos kenë dhënë dorëheqjen pa iu nënshtruar këtij procesi, ndërkohë që kanë qenë subjekt rivlerësimi, si dhe të mos jenë skualifikuar më parë nga pozicione të ndryshme për shkak të verifikimit të pasurisë dhe figurës.

Ndryshime të tjera në këtë ligj parashikojnë forcim të kritereve të verifikimit të pasurisë dhe integritetit të figurës së kandidatëve për dy këshillat drejtues që vijnë nga avokatia dhe akademia, forcimin e rolit të Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve të prokurorive dhe shtimin e kritereve për vetingun e kandidatëve në këto detyra, etj..

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se ndryshimet e miratura ishin dakordësuar me Komision Europian dhe Ministrinë e Drejtësisë, gjë që u pohua nga zv.ministri Tedi Dobi, i pranishëm në komision.

Ndryshimet ligjore kaluan të martën dhe në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku kryetari Fatmir Xhafaj tha se ato synojnë të adresojnë në mënyrë thelbësore dhe jo formale rekomandimet e përsëritura në rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë dhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare, por që nuk zgjidhin të gjitha problematikat që ka sistemi i drejtësisë./Reporter.al 

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme