Politika 20 January 2026, 12:26 Nga VNA

Ekskluzive/ Peleshi hap televizion në Kuvend, kostoja 500 mijë euro

Ndaje në Whatsapp

Ekskluzive/ Peleshi hap televizion në Kuvend, kostoja 500 mijë euro

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë një kanal televiziv. Dokumentet e siguruara nga VNA tregojnë se ky projekt do të kushtojë që në nisje 500 mijë euro.

Socialistët duan të prodhojnë lajme vet mbi veprimtarinë e Kuvendit dhe të kenë një redaksi ku japin intervista mbi punën e deputetëve.

Propozimi i është bërë sot Byrosë së Kuvendit.

Argumentimi i plotë:

Media Hub i Kuvendit me shërbime të Integruara të Inteligjencës Artificiale, 50.2 milion lekë investimi dhe 0.8 milion lekë projekti.

Media Room-i është menduar të jetë një qendër e integruar multimediale brenda Kuvendit të Shqipërisë, e konceptuar si një “redaksi televizive” profesionale, që funksionon në mënyrë të përhershme dhe bashkëpunon ngushtë me RTSH-në për transmetimin në kanalin RTSH Kuvend.

Për këtë synohet të ngrihet një drejtori e re (Media-Room) pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit, e cila të ketë rol të trefishtë:
• Informues: të përcjellë në mënyrë transparente punën parlamentare për qytetarët.
• Analitik: të shpjegojë proceset legjislative, reformat dhe ndikimet e tyre.
• Edukues: të ndihmojë qytetarët të kuptojnë funksionet dhe rolin e Kuvendit.

Fillimisht parashikohet të nisë puna me:
• Strukturë të reduktuar redaksie me staf minimal.
• Prodhim të përmbajtjeve bazike: transmetime live, kronika, intervista.
• Ngritjen e sistemit editorial, organizativ dhe rrjedhës së punës.
• Bashkëpunim i plotë me RTSH-në, për transmetim dhe arkivim të materialeve.

Qëllimi i programacionit televiziv të kanalit parlamentar është të ofrojë një pasqyrë të plotë, të strukturuar dhe të kuptueshme të veprimtarisë së Kuvendit për publikun e gjerë. Programet duhet të jenë të balancuara ndërmjet informimit të menjëhershëm, analizës së thelluar, edukimit qytetar dhe transparencës institucionale.

Ka dy komponentë kryesorë (1 dhe 2):

Studio televizive moderne
• Prodhim i plotë video/audio për TV Parlamentar.
• Arkivim dhe publikim online në kohë reale.
• Integrim i menjëhershëm me RTSH Kuvend dhe platformat sociale të Kuvendit.

Platformë publike televizive e Kuvendit, e integruar me shërbimet AI
• Transmetime Live dhe Multiplatformë: seanca plenare dhe mbledhje komisionesh, me komentim opsional, titrim dhe gjuhë të shenjave.
• Përmbledhje dhe analiza: kronika ditore dhe javore, përmbledhje tematike mbi çështje ligjvënëse dhe debate, të transmetuara në RTSH Kuvend, online dhe në rrjete sociale.
• Arkiv Digjital i Indeksuar.
• Shërbime për Media dhe Deputetë.
• Debate dhe Interaktivitet.
• Databazë Historike dhe Kulturë Parlamentare.
• Multimedia dhe Platforma Online.

Ekskluzive/ Peleshi hap televizion në Kuvend, kostoja 500 mijë euro

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme