Sot në Venecia, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u martuan përpara rreth 200 të ftuarve, miq dhe familjarë.
Nusja kishte veshur një fustan me dantellë italiane nga Dolce Gabbana, me një siluetë sirenë, jakë të lartë dhe korse.
Modeli është frymëzuar nga fustani i veshur nga aktorja SophiaLoren në filmin e vitit 1958 “Një burrë për Cinzian” (Houseboat) nga Melville Shavelson.
Për Vogue, ajo rrëfeu prapaskenat e zgjedhjes: “Fillimisht mendoja të vishja një fustan modern, të thjeshtë dhe seksi, por pastaj mendova: ‘Dua diçka që të evokojë një moment’, dhe më saktë, momentin ku ndodhem tani.”






















