Opinion 21 January 2026, 13:51 Nga VNA

“Bordi i Paqes” mes gjenocidit dhe paradoksit moral

Ndaje në Whatsapp
“Bordi i Paqes” mes gjenocidit dhe paradoksit moral

Nga Redi Shehu

Nesër pritet të formalizohet “Bordi i Paqes”, i cili, ndër të tjera, do t’i japë jetë strukturave në varësi të tij për të kaluar në fazën e dytë të planit për Gazën. Ky bord themelohet në një kohë kur, në total, pas 7 tetorit 2023, janë vrarë mbi 72 mijë palestinezë në Gaza dhe janë plagosur 172 mijë të tjerë, prej të cilëve 20.179 fëmijë të vrarë, 10.427 gra, 44.143 fëmijë të gjymtuar dhe 23.769 gra të plagosura. Ky bord, edhe pse me një spektër më të gjerë, zanafilloi si zgjidhje për gjenocidin më të madh të historisë moderne, të kryer nga shteti i Izraelit. Që nga firmosja e armëpushimit më 9 tetor 2025, ushtria izraelite ka vrarë mbi 500 palestinezë si demonstrim i “vullnetit të mirë” për paqe.

Ajo që delegjitimon çdo aspekt pozitiv të kësaj iniciative është ftesa që i bëhet kryekriminelit më të kërkuar nga organet ndërkombëtare të drejtësisë në botë, Netanjahut, për t’u bërë pjesë si anëtar themelues i këtij bordi. Pra, paqen e ardhshme ndaj gjenocidit sistematik do ta ndërtojë vetë autori i holokaustit.

Në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas holokaustit, u firmos marrëveshja e kapitullimit të Gjermanisë në maj 1945. A është zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje nga Netanjahu një nënshkrim kapitullimi? Sigurisht që jo. Atëherë, cili është moraliteti i këtij bordi? Me çfarë të drejte do të kontribuojë për paqe Netanjahu, për sa kohë që edhe pas armëpushimit ka vazhduar të masakrojë përditë? Edhe administrata Biden, nën ndikimin soroist, tentoi në pranverën e vitit 2024 të arrinte një marrëveshje paqeje me pothuaj të njëjtat kushte, pa u distancuar qartë nga gjenocidi, por dështoi.

Për të arritur një paqe të qëndrueshme, elementi kryesor është drejtësia. Çdo aventurë tjetër e ka rrugën e shkurtër.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme