Opinion 6 Janar 2026, 19:01 Nga VNA

Tre mësime kyçe nga ndërhyrja e SHBA-së në Venezuelë

Ndaje në Whatsapp
Tre mësime kyçe nga ndërhyrja e SHBA-së në

Të shtunën në mëngjes, ushtria amerikane sulmoi Venezuelën. Pas bombardimeve të infrastrukturës venezueliane, një forcë e vogël amerikane zbarkoi në Karakas dhe rrëmbeu presidentin venezuelian Nikolas Maduro dhe bashkëshorte e tij. Trump e ka cilësuar sulmin si një veprim "ligjzbatues", megjithëse Sekretari i Shtetit, Marko Rubio nuk mundi të deklaronte se cili autoritet ligjor e ka autorizuar pushtimin ose çfarë juridiksioni ka qeveria e Shteteve të Bashkuara për ta vepruar kështu.

Megjithëse pretendimi "zbatim ligji" mund të jetë qëndrimi zyrtar, administrata dhe mbështetësit e saj kanë përdorur një gamë të gjerë justifikimesh për bombardimet dhe pushtimin, duke filluar nga demokratizimi deri te të drejtat e njeriut.

Operacioni më i fundit ushtarak amerikan të sjell në mendje se shumë pak ka ndryshuar në politikën e jashtme amerikane që nga viti 1989 kur Xhorxh H. W. Bush ndërtoi skenën për politikën e sotme të ndërhyrjes së pafundme. I vetmi ndryshim ndoshta është se koalicioni MAGA i Trampit, pasi për vite me radhë denoncoi ndryshimet e regjimit dhe ndërtimin e shtetit, tani e ka përqafuar me gjithë zemër këtë politikë.

Megjithatë, pavarësisht se kush e mbështet atë, bombardimi i Karakasit nga SHBA-të vë në pah tre themelet kryesore të politikës së jashtme amerikane. Mund të thuhet se operacioni në Venezuelë "zbuloi" natyrën e vërtetë të politikës së jashtme të SHBA-së, por për këdo që i ka kushtuar vëmendje nuk ka asgjë të re.

Një: Kushtetuta amerikane nuk ka asnjë vlerë

Ashtu si në të gjitha operacionet ushtarake që nga viti 1945, bombardimi i Venezuelës, një akt i qartë lufte për këdo që nuk është apologjet i regjimit, ndodhi pa asnjë deklaratë lufte nga Kongresi. Në këtë rast, ashtu si në rastin e Luftës së Libisë me Obamën, nuk pati as edhe një debat në Kongres. Trampi tani thotë se për operacionin informoi kompanitë e naftës përpara se të informonte Kongresin.

Konservatorë të panumërt që prej kohësh kanë pretenduar se i kushtojnë kujdes "sundimit të ligjit" ose kanë një pikëpamje "strikte konstruksioniste" të kushtetutës amerikane, tani janë ndarë në debatin nëse bombardimi i një vendi të huaj dhe rrëmbimi i kreut të shtetit konsiderohet si "luftë" apo jo, dhe po pretendojnë se janë të paqartë se pse dikush do të mendonte se një operacion i thjeshtë bombardimi përbën luftë. Kjo është e njëjta taktikë e përdorur nga e majta: pretendoni se jeni të paqartë nga fjalët e thjeshta të thëna shqip, që janë të qarta për njerëzit e ndershëm, por që vazhdimisht ripërkufiyohen për t'iu përshtatur një agjende politike.

Rezultati i paqartësisë së fabrikuar të tyre duket edhe në këtë pretendim: Meqenëse nuk mund të jemi kurrë të sigurt se çfarë do të thotë në të vërtetë fjala "luftë", bombardimi i vendeve të tjera, me shpenzimet e taksapaguesve, meqë ra fjala, nuk ka nevjë as për angazhimin më të vogël të Kongresit. Ose të paktën kështu na thuhet.

Kaq ka vlerë për nenin I të Kushtetutës së SHBA-së, i cili e vendos legjislaturën në vendin e vetos mbi veprimet ushtarake. Meqë ra fjala, veto është diçka e shpikur nga amerikanët, por është një parim i formuar nga shekuj rezistence dhe sakrifice ndaj absolutizmit në Evropë, kur mbretërit e dinastisë Stjuart dhe despotë të tjerë u përpoqën t'u impononin luftëra taksapaguesve pa asnjë votim në parlament. Fatkeqësisht, falë dekadave të shpërfilljes së sundimit të ligjit në kohët moderne, diçka që tani përqafohet nga MAGA, kjo gur themeli i kufizimit të pushtetit shtetëror është braktisur plotësisht.

Dy: E drejta ndërkombëtare zbatohet vetëm për vendet e tjera (por jo për Izraelin)

Ashtu siç mohimi i Kushtetutës tregon se sundimi i ligjit është i pakuptimtë në politikën e brendshme amerikane, gjithashtu e dimë se ligji nuk do të thotë asgjë për politikën amerikane në sferën ndërkombëtare. Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, regjimi amerikan kaloi vite duke u dhënë leksione amerikanëve mbi të ashtuquajturin "rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla". Pavarësisht faktit se regjimi amerikan kishte kaluar vite duke pushtuar Afganistanin, Irakun dhe pjesë të Sirisë, regjimi amerikan më pas u përpoq të pretendonte se rusët duhet të respektojnë sovranitetin e shteteve të tjera për shkak të një rendi të supozuar të bazuar në rregulla.

Kjo vlen vetëm për vendet e tjera që nuk quhen "Shtetet e Bashkuara" ose "Izrael". Për shembull, shteti rus pretendon të drejtën për të ndërhyrë në "vendin pranë" tij ose sferën e ndikimit. Shumë "ekspertë" të politikës së jashtme amerikane mohojnë se ekziston ndonjë koncept i tillë. Shumë madje u tallën me idenë e një sfere ndikimi. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht përdorin një pretendim pothuajse identik mbi Amerikën Latine. “Doktrina Monroe” ose apo diçka e ngjashme me një deklaratë se Amerika Latine është brenda sferës së ndikimit të SHBA-së.

Realiteti është se politika amerikane nuk është gjë tjetër veçse një ushtrim i fuqisë së drejtpërdrejtë dhe çdo orietim te ligji ndërkombëtar përdoret vetëm për të justifikuar ndërhyrjen e SHBA-së. Regjimi amerikan, dhe shteti i tij parazit, Shteti i Izraelit, thjesht bëjnë atë që oligarkët në pushtet të secilit regjim e përcaktojnë se është në interesin më të mirë të klasës sunduese. Ligji ndërkombëtar ose "vendimet e gjykatës" mund të përdoren për të ofruar një lloj preteksti për politikë, por as Kushtetuta dhe as ndonjë parim i sovranitetit nuk ka ndonjë vlerë në kontekstin e politikës amerikane.

Tre: Demokracia nuk ka rëndësi

Disa mbrojtës të politikës së jashtme të SHBA-së ende përpiqen të pretendojnë se është politikë e SHBA-së të mbrojë demokracinë. Disa mbrojtës të ndërhyrjes në Venezuelë vazhdojnë të pretendojnë se veprimi i SHBA-së është i justifikuar, sepse Maduro nuk u "zgjodh sipas rregullit". Me sa duket, rrëmbimi i Maduros do të thotë që ndonjë politikan tjetër, dikush që favorizohet nga regjimi, si María Korina Makado ose Edmundo Gonzalez, do të bëhet president me miratimin e shumicës.

Së pari, është e rëndësishme të kujtojmë se politika amerikane nuk e ka vënë kurrë në plan të parë "demokratizimin" e regjimeve të huaja. Ajo që ka rëndësi është që regjimet e huaja të veprojnë si shtete kukulla, në përputhje me politikën amerikane. Nëse këto regjime janë apo jo demokratike, kjo nuk ka rëndësi. Për ta konkretizuar, nuk ka nevojë të shkojmë përtej faktit që SHBA-ja është aleat i ngushtë me Mbretërinë e Arabisë Saudite, një diktaturë e përgjakshme, ku gratë nuk kanë praktikisht të drejta ligjore dhe Krishterimi është i paligjshëm. Njësoj, regjimi amerikan tani është bashkuar me militantët e ISIS-it dhe Al-Kaedës, të cilët sundojnë mbi Sirinë, ku pakicat fetare janë rregullisht në shënjestër dhe kishat bombardohen.

Dhe pastaj është presidenti aktual i Ukrainës, Volodimir Zhelenski, mandati i të cilit përfundoi në vitin 2024, dhe tani sundon si njeriu i fortë i pazgjedhur i Ukrainës, me miratimin amerikan. Në të vërtetë, lista e diktatorëve të mbështetur historikisht nga SHBA-ja është shumë e gjatë,.

Tashmë është e qartë se zgjedhjet e lira vështirë se përbëjnë përparësi për regjimin amerikan në Venezuelë. Për shembull, Donald Tramp e ka përjashtuar tashmë idenë e një presidence të Makados, edhe pse SHBA-ja për vite me radhë ka pretenduar se partia e saj opozitare ka gëzuar mbështetje të madhe në Venezuelë. Po ashtu, Uashingtoni pretendon se Gonzalez fitoi dy të tretat e votave në zgjedhjet e Venezuelës në vitin 2024. Megjithatë, Trump as nuk ka lënë të kuptohet për një presidencë Gonzalez. Përkundrazi, ai ka deklaruar se një presidencë e Makados është jashtë diskutimit pasi asaj i mungon "respekti" i nevojshëm në vendin e saj.

Nëse ka kaq shumë kërkesë publike për Makadon dhe partinë e saj, pse të mos e lëmë atë të marrë pushtetin? Ndoshta duke ndjerë se popullariteti i partisë opozitare në Venezuelë është pompuar prej kohësh nga makina e propagandës amerikane, Trampi ka deklaruar se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta "drejtojë" Venezuelën për një kohë të pacaktuar. E thënë ndryshe, qeveria de facto e Venezuelës është në Uashington DC ku, pa dyshim, askush nuk është zgjedhur nga votuesit venezuelianë.

Për më tepër, regjimi de facto kukull i SHBA-së në Venezuelë tani është e njëjta parti socialiste që drejtoi Maduro. Maduro thjesht është zëvendësuar nga një socialiste tjetër, Delsi Rodrigez, e cila u betua të hënën. Përvoja e kaluar tregon pse partia në pushtet qëndron në vend: problemi i regjimit amerikan me regjimin e Maduros nuk ishte kurrë socializmi i tij. Problemi i vetëm ishte se regjimi i Maduros ishte antiUashington. Kjo nuk është surprizë nëse marrim parasysh shumë despotë kolektivistë, të cilët kanë qenë aleatë të ngushtë të SHBA-së gjatë gjithë historisë. Regjimi amerikan i do diktatorët socialistë për sa kohë që ata janë diktatorët tanë socialistë.

Nëse Rodrigez pranon të marrë urdhra nga Uashingtoni, ajo fare mirë mund të mbetet në pushtet, pavarësisht viteve të propagandës së Uashingtonit që na thotë se partia aktuale në pushtet humbi zgjedhjet.

Por, nëse zhvillohen zgjedhje të reja dhe presidenti i ri "i zgjedhur sipas një procesi të rregullt" merr detyrën, mund të jemi 100% të sigurt se presidenti i ri ka marrë miratimin e Uashingtonit. Asnjë president i zgjedhur "demokratikisht" në Venezuelë nuk do të lejohet të marrë detyrën pa miratimin e regjimit amerikan. Me fjalë të tjera, vendimi i “popullit” i nënshtrohet vendimeve të marra në Uashington.

Kështu funksionon kur Amerika “përhap demokracinë”. Nëse shumica e venezuelianëve zgjedhin një president që konsiderohet i papërshtatshëm nga mëkëmbësit e mbretit në Uashington, ai kandidat do të shpallet i paligjshëm, i dëbuar, i burgosur ose i vrarë. Ajo që ka vërtet rëndësi është nëse një udhëheqës i zgjedhur “demokratikisht” është i gatshëm të marrë urdhra nga Uashingtoni. Nëse ai person ka fituar apo jo zgjedhjet në mënyrë të drejtë është e parëndësishme.

Ky është një model i mirëvendosur në historinë amerikane dhe, siç vëren Xhon Mershajmer, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një histori të pasur të përmbysjes së demokracive në të gjithë botën dhe ne kemi një histori të pasur të mbështetjes së disa prej diktatorëve më të mëdhenj të botës. Pra, kjo ide se ne jemi atje duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë, nuk përputhet me realitetin.”

https://mises.org/mises-wire/three-key-lessons-uss-venezuela-intervention?utm_source=MI+Subscriptions&utm_campaign=071668d5d6-EMAIL_CAMPAIGN_2024_02_29_06_22_COPY_01&utm_medium=email&utm_term=0_-0aec14e5f3-230529100

 

Lexo gjithashtu

Video

Manjati rus Ilyas Gimandutdinov, pronar i kompanisë së transportit Tattranskom, ka humbur jetën pasi helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua në qytetin e Permit. Sipas raportimeve, helikopteri është përplasur pasi është ngatërruar në linjat e energjisë elektrike. Si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy persona që ndodheshin në bord, përfshirë Gimandutdinov dhe Elmir Koniakov, drejtues në të njëjtën kompani. Momenti i rrëzimit është filmuar dhe videoja është shpërndarë në rrjetet sociale. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Janë publikuar pamjet e incidentit në të cilin agjentë federalë të Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) qëlluan për vdekje një grua 37-vjeçare në Minneapolis. Sipas videos, agjentët tentuan ta nxirrnin gruan nga automjeti, por ajo refuzoi të hapte derën dhe lëvizi makinën përpara. Në këtë moment, një agjent që ndodhej përpara mjetit u largua anash dhe hapi zjarr, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja u filmua nga një dëshmitare dhe pamjet tregojnë automjetin e përplasur, ndërsa zona u rrethua nga policia dhe u mblodhën dhjetëra qytetarë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare deklaroi se të shtënat u kryen në vetëmbrojtje, pasi gruaja dyshohet se përdori automjetin për të kërcënuar oficerët. Kryebashkiaku i Minneapolisit, Jacob Frey, reagoi duke shprehur mirëkuptim për zemërimin e komunitetit dhe duke kritikuar praninë e forcave federale në qytet, duke theksuar se veprimet e tyre nuk kontribuojnë në rritjen e sigurisë.

Amerika ndryshon kalendarin e vaksinimit të fëmijëve. Njoftimi është bërë nga Sekretari i Shëndetësisë, RFK Jr., i cili deklaroi reduktimin e vaksinave të rekomanduara për fëmijë nga 17 në 11, duke e bërë programin më të ngjashëm me standardet evropiane. Ai theksoi se ndryshimet synojnë të rrisin marrjen e vaksinave dhe të mbështeten në shkencë dhe zgjedhje personale, duke lënë çdo vaksinë të mëparshme të disponueshme për këdo që dëshiron ta marrë. Konkretisht, programi i vaksinave për fëmijë u reduktua nga 17 në 11 vaksina universale. Vaksinat që nuk rekomandohen më për të gjithë fëmijët dhe tani jepen vetëm për grupet me rrezik ose me vendimmarrje të përbashkët me mjekun janë: influenza, rotavirus, hepatitis A dhe B, meningokokale, RSV dhe COVID‑19. Të tjerat, si fruthi, polio, tetanusi dhe HPV, mbeten pjesë e programit universale. Kjo nuk i ndalon vaksinat, por i bën më selektive dhe të bazuara në rrezikun individual.

Britani/ Çdo përpjekje për të pushtuar Groenlandën nuk do të ishte veprim i izoluar – do të ishte një sfidë direkte ndaj sigurisë së Evropës dhe NATO-s. Një veprim i tillë mund të konsiderohej shpallje lufte dhe do të përshkallëzonte tensionet shumë përtej Arktikut.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme