Opinion 20 December 2025, 14:54 Nga VNA

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

Ndaje në Whatsapp
Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një

Nga Muriel

Nëse dikush hyn në një shtëpi publike dhe bërtet për moralin, është ose i marrë, ose pjesë e lojës për të rritur çmimin. Në Shqipëri, të thërrasësh “hajdut” përballë një sistemi që është ngritur mbi gjakun e kokainës dhe betonizimin e parave të pista, nuk është më protestë – është naivitet kriminal. Ne nuk kemi një qeveri që vjedh; ne kemi një mafie që ka veshur kostumin e shtetit.

Metastaza e Mafies: Nga rruga në zyrën e Kryeministrit

Sistemi shqiptar nuk ka dështuar rastësisht. Ai është projektuar të funksionojë si një mekanizëm perfekt i “lavatriçizimit”. Mafia shqiptare nuk është më ajo e djemve me pistoletë në brez që rrinë rrugëve; ajo sot ka kollare, firmos VKM, jep leje ndërtimi dhe kontrollon portet.

Karakteristikat e kësaj “fecorie” që na ka mbytur janë të qarta:

Kokainizimi i Ekonomisë:
Kur paratë e drogës janë i vetmi motor që mban gjallë konsumin dhe ndërtimin, shteti pushon së qeni rregullator dhe kthehet në ortak. Çdo kullë që ngrihet në Tiranë është një monument për pastrimin e parave, një varr për shpresën e një ekonomie të ndershme.

Uzurpimi i Votës:
Mafia nuk ka nevojë të vjedhë votat ditën e zgjedhjeve; ajo e ka blerë sistemin muaj më parë përmes oligarkisë që financon propagandën dhe bandave që terrorizojnë bazën.

Drejtësia si “Fshirëse”:
Institucionet që duhej të ishin shpata e ligjit, shpesh shërbejnë si sanitarët e bordellos – pastrojnë skenat e krimit politik që “godina” të duket e lyer bukur për sytë e ndërkombëtarëve.

Pse “Poshtë Hajdutët” nuk mjafton më?

Në një sistem 100% të korruptuar, fjala “hajdut” e ka humbur peshën. Ajo tingëllon si një zhurmë sfondi në veshët e një klase politike që e ka kthyer vjedhjen në fe. Ky është momenti ku duhet ndarë shapit nga sheqeri: kush kërkon thjesht rotacion figurash brenda bordellos, është bashkëpunëtor.

Problemi nuk janë “kurvat” – ato janë produkt i sistemit. Problemi është vetë Bordelloja.

Ata janë pushtues që përdorin flamurin tonë për të fshehur ngarkesat e drogës.
Ata janë uzurpatorë që përdorin lirinë tonë për të pasuruar pesë njerëz.
Ata janë arkitektët e një Shqipërie që po boshatiset, sepse në një bordello nuk rriten fëmijë, rriten vetëm skllevër ose shërbëtorë.

Rrafshimi: Misioni i vetëm i mbetur

Unë jam për rrafshimin e bordellos. Jo për lyerjen e saj me ngjyra Rilindjeje apo “ndryshimi”. Jam për një sistem ku ekonomia e tregut të lirë nuk mbytet nga monopolet e mafies dhe ku liria nuk blihet me 50 euro te kutia e votimit.

Sot nuk na duhen protesta antikurvë. Na duhet një kryengritje e dinjitetit kundër sistemit të “lavatriçes”. Na duhet të kuptojmë se këta nuk ikin me votë, sepse votën e kanë asgjësuar. Këta ikin vetëm kur t’u rrafshohet godina ku fshihen.

Poshtë bordelloja, jo thjesht aktorët!
Ose do ta shembim këtë ngrehinë të kalbur, ose do të mbetemi dëshmitarët e heshtur të fundit të një kombi që u mbyt në fecoritë e mafies së vet.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme