Opinion 4 December 2025, 12:54 Nga VNA

Korça më përlot

Ndaje në Whatsapp

Korça më përlot

Nga Agim Xhafka

Sa herë shkoj në Korçë, pa mbërritur në shtëpi, ndaloj tek dy dyqane. Tek ai i lakrorit me qepë e domate dhe te peshku, ngjitur me të. Nëpër mote janë njësi me plot klientë. Se vula e cilësisë firmoset nga shija që provon. Ndaj përherë scanerin e qytetit nis e bëj që atje. Por këtë rradhë çuni simpatik i peshkut e kishte mbyllur. Më erdhi çudi se kishte biznes me shumë fitim.

-E ka hapur në vend tjetër?- pyeta.

-Jo, jo. Iku në Francë.

Normal që më treguan dyqan tjetër për peshk. E normal që shkova atje. Por një tis trishtimi më ra mbi fytyrë. E me këtë lëndim më gjeti muzgu. Me dritat ndezur të rrugëve dhe me errësirë pus në gjithë lagjen. Tek-tuk ndriçonte ndonjë llampë si xixëllonja në ditë me shi. Ikur të gjithë. Flemë nën të njëjtin qiell dhe yje me ta, por nuk gjendemi pranë njerëzve tanë.

Në mëngjes shkoj te puna e motrës të pi një kafe me të. Është financiere e shumë fasonerive.

-Shumë ishin dikur, -më thotë me dhimbje.

Mësoj që në qytet funksionin 35 të tilla. Me nga 600 deri 1.200 punonjës. Tani kanë ngelur veç 10 dhe me 15 punonjës secila.—

-Do largohen të gjitha nga janari e tutje,-më thotë.

Se qeveria veç dobësimit 40% të euros që shkatërroi eksportet vendosi 50 mijë lekë të jetë paga minimale. Pra së shpejti duhen paguar më shumë për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Një barrë që askush nuk e mban dot.

Paska hequr këmbën zvarrë çuni i dyqanit të peshkut. Iku ai në Francë, po korçarët vrapojnë më pranë. Në Selanik. Atje sikur je në Korçë. Dëgjon me shumicë fjalët, pafillo, lalkë, llafka dhe kulmi arrin në darkë te lungomare.

-Hajde kërnacka këtu! Kërnacka.

Qyteti ka zemër të madhe. Na pret krahë hapur siç na priste nëna e babai. Me shumë dashuri. Aq më tepër tani që njerëzit janë rralluar. Tek-tuk ndesh ndonjë këmbësor. Pedonalja ngjan si fusha e shkollave të braktisura. Pa zhurma të rriturish dhe pa gazmend fëmijësh. Më bën të qaj, qyteti im. Për sot se për nesër më duhet të vajtoj. Me oi, oi…

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme