Opinion 17 Nëntor 2025, 10:11 Nga VNA

Ripërdorimi dhe akomodimi i miteve të diktaturës

Ndaje në Whatsapp
Ripërdorimi dhe akomodimi i miteve të diktaturës

Nga Enriketa Papa

Mozaiku monumental “Shqipëria” në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, është një vend kujtese e trashëguar prej regjimit të Enver Hoxhës që dominon sheshin “Skënderbe” për t’u fiksuar dhe per t’u kujtuar shqiptarëve disa mite të regjimit komunist. Kryesori ishte ai i linearitetit të vazhdueshëm historik të tyre, prej antikitetit në modernitetin socialist. Figura ballore e gruas shqiptare, me veshje tradicionale, trupin e ekspozuar frontalisht dhe pushkën e ngritur, mishëron në mënyrë të përkryer kulmin e modernizmit socialist. Ajo simbolizon Shqipërinë socialiste si gur themeli dhe natyral i identitetit kombëtar. Ajo pasqyron emancipimin dhe sakrificën si bijë-nënë-mëmëdhe, për krijimin e Shqipërisë socialiste ku rrënjët krijuese shtriheshin mbi gjakun e heronjve dhe saktificat gjatë luftës partizane.
Duke e trajtuar nga pikëpamja e teorisë së kujtesës, por dhe asaj historike, qartazi gruaja në mozaik me veshje popullore, pushkën e ngritur dhe pas shpine flamurin me yll, nuk ishte vetëm një heroinë e luftës, por një figurë mitike. Sipas Roland Barthes, miti nuk e zhduk realitetin, por e deformon duke i dhënë një kuptim të dytë ideologjik (Mythologies, 1972). Imazhi i gruas kësisoj, vepron si mit i dyfishtë. Gruaja është shenjë e kombit, pushka morali dhe sakrifica dhe flamuri me yll garant i së vërtetës historike gjatë regjimit komunist.
Vendosja në ballë të mozaikut të shqiptares, nënkupton disa mënyra shprehëse, që Gunther Kress dhe Theo van Leeuwen, (Reading Images, 1996) e shpjegojnë në teorinë e tyre mbi interpretimin funksionalist të imazheve, në tre role: përfaqësues (lidh traditën etnocentrike me revolucionin socialist), ndërveprues (shikimi drejt fton shikuesit të identifikohen me imazhin) dhe përbërës (qendron në qendër si shtyllë morale e tërë shoqërisë). Pra Shqipëria socialiste mishërohej tek tradita-identiteti-morali i gruas shqiptare.
Nga këndvështrimi i teorisë së Mishel Foucault mbi pushtetin dhe dijen (Power-Knowledge, 1980), mozaiku është një mekanizëm pushteti: kontrollon trupin femëror si mjet për sakrificë kolektive të gjithë popullit.

Pas rënies së komunizmit, më 1991 dhe fillimit të tranzicionit postkomunist, pati ndryshime të pjesshme të hapësirës së kujtesës (memoryscope), dhe tek-tuk shenjat simbolike të diktaturës, statujat u hoqën, por mozaiku mbeti i plotë. Ndryshimi i vetëm ishte heqja e yllit në flamur. Më 2025, në prag të festave të nëntorit, silueta e gruas, pa flokë, ripërdoret dhenakomodohet në mozaik, si simbol për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit. Ndërsa simbolikat e tjera, pushka apo figurat e tjera (ilirë, arbër, rilindas, partizan, fshatar, punëtor) qëndrojnë të paprekura. Shenjuese të narratives historike etnocentrike komuniste. Kësisoj, mozaiku kthehet sipas qasjes së Pierre Nora (Sites of memory, 1989) në një vend kujtese të ngrirë, ku imazhet dhe vetë mozaiku akomodohen në realitetin e ri, por pa humbur peshën ideologjike. Në aspektin e trashëgimisë komuniste dhe kujtesës, përdorimi i ri krijon kuriozitet turistik apo paqartësi, teksa me këtë ripërdorim të imazhit zbutet pjesërisht miti, por mosprekja, mosndryshimi, përveç siluetës së kokës pa flokë të gruas, shfaq një kujtesë vizuale, sipas botëkuptimit aktual.
Çdo regjim prodhon mënyrat e veta të të kujtuarit., pasi pushteti mbështetet jo vetëm në institucionet, por edhe tek memoryscape, peizazhi i kujtesës që krijon, kontrollon dhe i jep kuptim. Mozaiku monumental, si një vend kujtese komuniste, i gdhendur në mur, gjatë komunizmit u kujtonte shqiptarëve se kush ishin, nga rridhnin dhe cilin drejtim duhej të ndiqnin.
Sot në tranzicionin postkomunist, imazhi riinterpretohet, i shkëputur nga retorika e luftës, e sakrificës dhe e gjakut. Sot gruaja me pushkë, nuk lexohet më si thirrje ideologjike, por evokim i kauzave sociale apo shëndetësore. Megjithatë, mbetet shenjë e kujtesës, një mbetje simbolike e një epoke që vazhdon të jetë e pranishme në fasada, në monumente, pllaka përkujtimore, emra rrugësh të kujtesës urbane shqiptare. Pushka, që dikur legjitimonte një histori të vetme, sot shihet disi si një artefakt i së kaluarës, si kujtesë e sakrificave drejt modernizimit socialist, si shenjë e një paradigme që Shqipëria e sotme duhet ta kishte tejkaluar, por që ende nuk e ka çmitizuar plotësisht.

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme