Politika 10 March 2026, 17:12 Nga VNA

Shteti digjital që nuk funksionon / AFMIS jashtë loje, kontrolli buxhetor i prokurimeve publike kthehet me “laps e letër”

Ndaje në Whatsapp
Shteti digjital që nuk funksionon / AFMIS jashtë loje, kontrolli

Në një kohë që Kryeministri kremton “Shtetin Digjital”, një njoftim zyrtar i Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) zbulon një realitet tronditës: sistemi qendror financiar i shtetit shqiptar, AFMIS, ka ndalur së funksionuari normalisht – dhe me të, edhe kontrolli buxhetor mbi prokurimet publike.

Me Urdhrin Nr. 18, datë 04.02.2026, Ministria e Financave ka njoftuar të gjitha autoritetet kontraktore se, për shkak të mosfunksionimit të AFMIS, duhet të ndërpriten integrimet e sistemeve dhe procedurat të vijojnë… manualisht.

Po çfarë do të thotë kjo konkretisht ky urdhër? Cilat janë pasojat që sjell?

Integrimi i APP me AFMIS kishte një funksion kritik: asnjë procedurë prokurimi nuk mund të hapej pa konfirmimin që fondet ekzistojnë në buxhet. Ishte muri i fundit kundër shpenzimeve pa mbulim buxhetor. Tashmë, ky mur është rrëzuar. Pra “han pa porta”.

Paradoksi i skandalit

Pikërisht ndërkohë që AFMIS “nuk funksionon”, AKSHI ka zhvilluar më 21.01.2026 tenderin me objekt “Mirëmbajtja e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS)” – me fond limit prej 169,462,000 lekësh (Ref. REF-54889-07-15-2025). Tenderi i hapur, ofertat në vlerësim – dhe sistemi ende jashtë funksionit!!!

Pyetja e natyrshme që shtrohet: Kush paguan 169 milionë lekë të taksapaguesve për “mirëmbajtjen” e një sistemi që nuk funksionon? Dhe kush do të shpallet fitues? Me shumë gjasë, ndonjë nga firmat e IT-së “në modë” tek AKSHI?

Ironia e hidhur

Në vendin ku Kryeministri flet për “shtet digjital” si arritje civilizuese, kontrolli buxhetor i prokurimeve publike kthehet te lapsi dhe letra. Jo metaforikisht, por fjalë për fjalë! Kur digitalizimi bëhet fasadë, “boshllëqet” e krijuara nuk janë më teknike. Dhe kostoja e tyre paguhet nga ne qytetarët.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme