Opinion 16 November 2025, 16:18 Nga VNA

Panairi i kotësisë dhe kotësive: Shumë shkrimtarë e pak lexues

Ndaje në Whatsapp
Panairi i kotësisë dhe kotësive: Shumë shkrimtarë e pak

Nga Ergys Mërtiri

Panairi i librit ka disa të mira. Ai iu kujton shqiptarëve se, përveç parave, seksit dhe pushtetit, përveç banalitetit të përditshëm që na rrethon, kjo botë ka edhe libra. Ai iu tregon, sidomos fëmijëve, se bota është më e gjerë sesa ata mendojnë dhe se ka jetë edhe përtej ekranit. Madje jeta dhe përvoja e vërtetë gjendet e akumuluar në letër më shumë sesa në servera.

Po kështu, panairi shërben edhe për të na lehtësuar aksesin drejt botimeve të mira, për të cilat, në fakt do të duhet të gërmosh shumë nëpër stendat e tejmbushura me mediokritet. Në të gjithsesi promovohen edhe botime me vlerë, të cilat gjejnë aty-këtu ndonjë shteg drejt atij publiku që e ka rrafinuar sadopak shijen dhe kapacitetin për të vlerësuar. Të paktën disa ditë në vit, një pjesë e mirë e shqiptarëve shkëpusin disi vëmendjen nga Big Brother-i i përditshëm dhe kujtohen se në këtë botë ekziston ende edhe letërsia, filozofia, arti, kultura.

Kjo do të ishte një mrekulli, gjithsesi, nëse gjithçka nuk do të shoqërohej nga një maratonë bisedash televizive ku parakalojnë masivisht një sërë personazhesh që ekrani i njeh si “njerëz të kulturës” apo “botimeve”. Ata mbushin ekranet duke folur për librat me të njëjtin amatorizëm siç klientët e një kafeneje diskutojnë mbi skemat e trajnerit të kombëtares.

Bota e librit, sidomos ajo e letërsisë, njeh një armatë figurash bajate, botues, drejtues shoqatash, kritikë elozhues, funksionarë dikasteresh të kulturës apo shkrimtarë ekranesh, që udhëheqin strategjitë dhe politikat për botimet, si dhe opinionin publik, drejt vanitetit korruptiv e parazitar të rretheve të tyre të kalbura. Si në çdo fushë, kemi edhe këtu barinjtë e kulturës, ata që ruajnë livadhin e banalitetit elitar që, më shumë ka për qëllim të pengojë produktet me vlerë të gjejnë rrugë drejt publikut, sesa të promovojë produkte që vlejnë. Personazhe si këta, më shumë sesa vlerat e një letërsie të mirë, prezantojnë nëpër ekrane madhështinë e tyre si degustatorë dhe përzgjedhës të asaj që duhet vlerësuar.

Pjesa dërrmuese e bisedave televizive mbi botimet që kam ndeshur gjatë këtyre ditëve nuk ndryshojnë fare nga ato për telenovelat apo recetat e gatimeve. Sugjerime autorësh limonatë, komercialë, banalë, të cilët vlerësohen më shumë për tematikat që trajtojnë sesa për idetë, stilin apo nivelin artistik.

Kohë më parë, mbeta i mahnitur duke parë në TV një personazh të njohur në fushën e botimeve që i ndante dhe kategorizonte librat sipas një sistemi krejt original me natyrë tërësisht funksionale, në shërbim të aktiviteteve tona të përditshme. Ai fliste për libra për fundjavë, libra për udhëtim dhe madje edhe libra për shezlong, një kategori letërsie kjo e përshtatshme për t’u konsumuar gjatë verës në plazh. Në një farë mënyre personazhi në fjalë kish krijuar një strukturë të re zhanresh artistike që i përgjigjet nevojave apo orekseve rrethanore të konsumatorit, në pavarësi të plotë nga vlerat dhe funksionet e letërsisë.

Panairi shërben ndër të tjera edhe si një vitrinë për të zbuluar se disa personazhe, për të cilët dyshoj se dinë shkrim e këndim, janë në të vërtetë autorë volumesh të tëra letërsie. Jemi ndoshta ndër popujt që lexojnë më pak se të gjithë në Europë, por me numrin më të madh të titujve për frymë, si dhe me nivelin më të lartë të frekuentueshmërisë së panaireve. Pra jemi një popull që kemi shumë shkrimtarë e pak lexues, si dhe shumë fotografues pozash me libra në duar. Nga ky aspekt, ashtu si shumëçka tjetër, panairi reflekton shumë vanitet, ashtu si jetët dhe mentalitetet e shumicës së elitës kulturore në këtë vend.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme